Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: LSDM-ja e gatshme për zgjedhje të parakohshme nëse pranohen rekomandimet e OSBE-ODIHR (VIDEO)

Zaev: LSDM-ja e gatshme për zgjedhje të parakohshme nëse pranohen rekomandimet e OSBE-ODIHR (VIDEO)

16 Korrik – Ai thotë se në organizatat komunale midis të cilave edhe në Shtip në vijim është procedura për zgjedhje të udhëheqësisë së re, konsideron se në mënyrë demokratike do të zgjidhet, e cila do të sjellë freski të re, por edhe program dhe platformë të re të LSDM-së. Zaev mbrëmë në Shtip mori pjesë në hapjen solemne të hapësirave të reja të Organizatës komunale të LSDM-Shtip në Qendrën tregtare

Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por vetëm nëse përfshihen rekomandimet e OSBE-së dhe OHIHR-së, deklaroi lideri i partisë Zoran Zaev, mbrëmë në Shtip.

Sipas tij, teoretikisht nuk është e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në shtator, sepse ka skaduar afati për shpalljen e tyre, por, siç tha, nëse shumica parlamentare vendos që kjo të ndodh, ata janë të gatshëm si parti politike të dalin në zgjedhje.

Theksoi se nuk do të lejojnë zgjedhje të korruptuara dhe se këtë do ta bëjnë me të gjitha mënyrat e mundshme, instrumentet dhe mundësitë që i kanë në dispozicion.

Ai thotë se në organizatat komunale midis të cilave edhe në Shtip në vijim është procedura për zgjedhje të udhëheqësisë së re, konsideron se në mënyrë demokratike do të zgjidhet, e cila do të sjellë freski të re, por edhe program dhe platformë të re të LSDM-së. Zaev mbrëmë në Shtip mori pjesë në hapjen solemne të hapësirave të reja të Organizatës komunale të LSDM-Shtip në Qendrën tregtare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *