Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Maqedonia falë konceptit të Gruevskit u shndërrua në humbëse

Zaev: Maqedonia falë konceptit të Gruevskit u shndërrua në humbëse

1 korrik-Maqedonia falë konceptit të Gruevskit as që u përmend nga autoritet evropiane. Nga lider u shndërruam në humbës, me keqardhje i shohim në shpinë autsajderat e deridjeshëm Kosovën dhe Serbinë, a para 7 viteve hapëruam bashkë me Kroacinë e cila prej nesër edhe zyrtarisht bëhet anëtare e plotë e BE-së”, deklaroi Zaev.

Radmilla Sheqerinska është zgjedhur zëvendës – kryetare e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Kongresin e 15-të të kësaj partie të mbajtur dje në Shkup. Ish-zëvendëskryeministrja për evrointegrime e Maqedonisë dhe një nga politikanet lidere socialdemokrate maqedonase, vjen në këtë detyrë si bashkëpunëtore e ngushtë e liderit të sapozgjedhur Zoran Zaev. Kongresi i kësaj partie ndryshoi dje statusin partiak duke aplikuar funksionin e ri të zëvendëskryetares.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se për të gjitha dështimet dhe humbjet që po pësojnë qytetarët e këtij vendi, përgjegjës është kryeministri Nikolla Gruevski.

“Këtyre ditëve kolapsi i Maqedonisë nën udhëheqjen e Gruevskit u verifikua ndërkombëtarisht. Pushteti përjetoi disfatën më të madhe të kuazi-patriotizmit dhe evroskepticizmit. Shpërtheu si flluskë sapuni shpresa e qytetarëve për anëtarësim të vendit në familjen evropiane. Maqedonia falë konceptit të Gruevskit as që u përmend nga autoritet evropiane. Nga lider u shndërruam në humbës, me keqardhje i shohim në shpinë autsajderat e deridjeshëm Kosovën dhe Serbinë, a para 7 viteve hapëruam bashkë me Kroacinë e cila prej nesër edhe zyrtarisht bëhet anëtare e plotë e BE-së”, deklaroi Zaev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *