Home / Sport / Zajazi angazhon Aliun dhe Ismailin

Zajazi angazhon Aliun dhe Ismailin

Drejtuesit e KF Zajazit kanë arritur që të gjejnë gjuhë të përbashkët me dy futbollistë cilësorë me përvojë të madhe në Ligën e Parë. Dy sulmuesit, Ylber Aliu dhe Ismail Ismaili, sezonin e ri do të jenë pjesë e Zajazit.

Anëtari i ri në Ligën e Dytë të futbollit në vend, KF Zajazi, tenton që të përgatis ekip cilësor për garim të suksesshëm në Ligën e Dytë të futbollit në vend. Ekipi tani më një kohë zhvillon fazën përgatitore gjatë së cilës ka zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa në anën tjetër kryesia tenton që të përforcojë sa më shumë ekipin. Kështu, ditën e hënë, drejtuesit e KF Zajazit kanë arritur që të gjejnë gjuhë të përbashkët me dy futbollistë cilësorë me përvojë të madhe në Ligën e Parë. Dy sulmuesit, Ylber Aliu dhe Ismail Ismaili, sezonin e ri do të jenë pjesë e Zajazit. Që të dy kanë qenë pjesë e Shkëndijës dhe disa skuadrave tjera në Ligën e Parë, ndërsa sa fundmi në elitë ishin bashkë te Renova. Ylber Aliu pas largimit nga Renova nuk ka patur angazhim, ndërsa Ismail Ismaili ndihmoi pikërisht Zajazin në inkuadrimin në Ligën e Dytë. Ismaili tani më një kohë është duke u përgatitur me ekipin e Shkëndijës së Tetovës, duke paralajmëruar rrikthim në taborin e klubit amë, mirëpo duket se Zajazi reagon shpejtë dhe ‘rëmben’ Ismailin në moment të fundit. Pritet që kta dy futbollistë të jenë ndihmë e madhe për Zajazin, në debutimin e tyre në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *