Home / Lajme / Maqedoni / Zbardhen emrat e dy ‘spiunëve’ të radhës

Zbardhen emrat e dy ‘spiunëve’ të radhës

Shkup, 16 Korrik – Akademiku maqedonas Tome Serafimovski dhe ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sllobodan Bogoevski janë shpallur spiunë nga Komisioni i Lustrimit.

Një pjesë e mediave opozitare kanë zbardhur emrat, duke theksuar se ato ishin personat e radhës të lustruar.

Serafimovski njihet si një nga kritikuesit e vendimeve qeveritare dhe punës së komisionit për verifikimin e dosjeve, por ai kohë më parë ishte shprehur hapur dhe tejet kritik edhe për projektin Shkupi 2014.

Ndërsa, i lustruar si bashkëpunëtor doli edhe ish-shefi i shërbimit sekret, Bogoevski, i cili gjendet në paraburgim për malverzime financiare. Ai njihet edhe si personi i dyshuar për ndjekjen e aktiviteteve të partive dhe politikanëve shqiptarë nga pavarësimi i vendit. Ndërkohë, edhe në dosjen e tij nënvizohet për dhënien e urdhërave për ndjekje të personave për motive ideologjike dhe politike. Në procedurën e lustrimit janë edhe një akademik tjetër, një shkrimitar, një ish-avokatë dhe gjykatës. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *