Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen 300 rrënjë kanabis në rajonin e Kumanovës

Zbulohen 300 rrënjë kanabis në rajonin e Kumanovës

25 korik-
”Gjatë kontrollit të kryer në terren janë asgjësuar 310 rrënjë dhe se dy personat të moshës 20 vjeçare janë dërguar pranë gjykatësit hetues në Kumanovë”, theksoi SPB në Kumanovë.

Policia kufitare ka zbuluar një copë are të mbjellur me lëndë narkotike kanabis sativa në afërsi të fshatit Allashec në rajonin e Kumanovës.

Dy të rinj nga fshati Sllupçan janë ndaluar nga policia, duke i ndërlidhur si kultivues të drogës. Policia kumanovare theksoi se të rinjt gjatë kohë ishin nën vëzhgimin e policisë.

”Gjatë kontrollit të kryer në terren janë asgjësuar 310 rrënjë dhe se dy personat të moshës 20 vjeçare janë dërguar pranë gjykatësit hetues në Kumanovë”, theksoi SPB në Kumanovë.

Gjatë kontrollit të shtëpive të personave të ndaluar janë gjetur një pushkë gjuetie si dhe një pistoletë pa leje, pasi që ato kishin qenë në pronësi të gjyshit të tyre. (INA)

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *