Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen autorët e vrasjes së emigrantit të huaj në Tabanoc (VIDEO)

Zbulohen autorët e vrasjes së emigrantit të huaj në Tabanoc (VIDEO)

20 Korrik – Tre banorë të fshatit Tabanoc në afërsi të kufirit me Serbinë janë autorët e vrasjes së një emigranti të huaj dhe plagosjes së tre të tjerëve.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, ku emigrantët afgan dhe pakistanez u sulmuan me breshëri armësh, ku njëri mbeti i vrarë dhe tre u plagosën rëndë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur se ka zbardhur tërë krimin dhe se autorët janë tre banorë lokal të fshatit Tabanoc, që është vetëm 1 kilometër afër pikës kufitare midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Siç informohet, dy veta janë arrestuar, ndërsa njëri nga autorët e krimit është në arrati.

MPB theksoi se motivi i vrasjes ishte një tentim për rrëmbim, por nga ana tjetër nesër janë paralajmëruar detaje tjera.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *