Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen autorët të cilët kanë kryer vjedhje në qendrën klinike në Shkup (VIDEO)

Zbulohen autorët të cilët kanë kryer vjedhje në qendrën klinike në Shkup (VIDEO)

Shkup, 18 Korrik – Personat nga veprat penale të kryera kanë marrë fitim pronësor të paligjshëm prej rreth 30.000 denarë. Nga ana e KKR-së në Aerodrom, janë gjetur gjëra me konfirmim për gjëra të kthyera nga pronarët. Ndërrmeren masa për argumentimin e involvimit të personave për vepra të tjerë të bëra penale.

Zyra për punë kriminalistike nga stacioni policor Aerodrom, për shkak të dyshimeve për vepër penale të kryer i arrestoi personat A.S. (36), Z.P. (43) tre të dyshuar nga Shkupi për “vjedhje” në qendrën e klinikës në Shkup.

Personat janë takuar në afërsi të qendrës klinike në Shkup ku pranojnë terapi metadoni dhe gjatë kontrollit të kryer nga ana e nëpunësve policor janë gjetur çelësa nga automjeti, pllakë nga autoradio me CD në këllëf, syzet për diell dhe dokumente personale në emër të personit tjetër.

Pas bisedës së kryer me to është konfirmuar se Z.P. dhe D.S. e kanë shfrytëzuar mundësinë me ç’rast në bibliotekën qendrës klinike derisa D.S. ia ka tërhequr vëmendjen mjekut i cili ka qenë në hapësirën, Z.P. ka vjedhur një çantë femrash e lënë në një karrige pas së cilës së bashku e kanë braktisur hapësirën dhe të pavërejtur nga askush kanë dalur nga objekti ta presin A.S. Në ndërkohë, Z.P. nga çanta e vjedhur ka mbajtur vetëm çelësat nga automjeti me të cilat ka provuar ta gjejë automjetin, por nuk ka arritur në atë, dhe pastaj ia ka dhënë çantën A.S. i cili nën justifikimin se rastësisht e ka gjetur, e ka lënë në dhomën e portierit nga qendra klinike. Të paraqiturit pas ngjarjes kanë vazhduar të lëvizin pas parkingut të qendrës klinike me ç’rast për një moment personi A.S. është ndarë nga grupi dhe nga automjeti motorik udhëtues “Ford Mondeo” duke e shfrytëzuar rastin e mirë, përmes dritares së hapur i ka marrë gjërat e gjetura gjatë kontrollit dhe është munduar me kartelat e vjedhura bankare nga bankomati të nxjerrë para, por nuk ka arritur në qëllimin e tij.

Personat nga veprat penale të kryera kanë marrë fitim pronësor të paligjshëm prej rreth 30.000 denarë. Nga ana e KKR-së në Aerodrom, janë gjetur gjëra me konfirmim për gjëra të kthyera nga pronarët. Ndërrmeren masa për argumentimin e involvimit të personave për vepra të tjerë të bëra penale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *