Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendësministri i Arsimit, Neziri për vizitë në Gostivar

Zëvendësministri i Arsimit, Neziri për vizitë në Gostivar

Gostivar 31 Korrik – “Jam i kënaqur nga dinamika e punëve, të cilat kryhen këtu. Në këtë fazë të parë është parashikuar rikonstruksion i plotë i toaleteve dhe ndërrim i dritareve, ndërsa tani më punohet edhe në përgatitjet për fazën e dytë e cila përfshin ndërrim të çatisë, fasadës, dyshemesë dhe dyerve. Me këtë, shkolla do të jetë në klasë të efikasitetit energjetik”, deklaroi zëvendësministri Neziri.

Përmirësimi i kushteve për nxënësit dhe për kuadrin mësimor janë në maje të prioriteteve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe kjo do të vazhdojë, edhe pse sundon kriza e përgjithshme ekonomike, tha zëvendësministri Safet Neziri sot gjatë vizitës së tij në Gostivar.

Në takimin me kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, është biseduar për gjendjet në arsim dhe për nevojat e komunës së Gostivarit.

Neziri dhe Bejta e vizituan edhe shkollën “Bratstvo-Bashkimi” ku kryhet rikonstruksion i ndërtesës, si pjesë e projektit për modernizimin e arsimit, ndërsa për çka është parashikuar të investohet rreth 300 mijë euro.

“Jam i kënaqur nga dinamika e punëve, të cilat kryhen këtu. Në këtë fazë të parë është parashikuar rikonstruksion i plotë i toaleteve dhe ndërrim i dritareve, ndërsa tani më punohet edhe në përgatitjet për fazën e dytë e cila përfshin ndërrim të çatisë, fasadës, dyshemesë dhe dyerve. Me këtë, shkolla do të jetë në klasë të efikasitetit energjetik”, deklaroi zëvendësministri Neziri.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me SHF “Kongresi i Manastirit” dhe një rajonale në Veles, Neziri deklaroi se edhe ato do të tejkalohen deri në fillim të vitit.

Kryetari Bejta ka kërkuar ndihmë për përfundimin e dy sallave të sportit, ndërtimi i të cilave nuk ka përfunduar në katër vitet e kaluara dhe për zgjidhjen e problemit me ngrohjen në SHF “Goce Dellçev

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *