Home / Lajme / Maqedoni / Zhernovski ‘heq dorë’ nga figurat shqiptare! (VIDEO)

Zhernovski ‘heq dorë’ nga figurat shqiptare! (VIDEO)

Shkup, 12 Korrik – Komuna Qendër do të heq dorë nga detyrimet e saj për një pjesë të ”Shkupit 2014”. Ajo planifikon të tërhiqet nga mirëmbajtja e gjitha përmendoreve dhe fontanave të projektit qeveritar.

Obligimet e saj të deritanishme do i hedh autoriteteve qeveritare. Kryetari i komunës Andrej Zhernovski veç më ka sjell vendim që ai propozim të miratohet me shumicë të votave në Këshillin e komunës. Momentumi financiar, siç pohohet, është arsyeja bazë se përse Qendra ka vendosur që të tërhiqet nga përmendoret që janë vendosur në pjesën e saj.

“Me qëllim që të sigurohet menaxhim më efikas dhe ekonomik për objektet në fjalë, propozohet që ata t’i jepen për mirëmbajtje, mbrojtje dhe shfrytëzim Qytetit të Shkupit, me çka edhe mjetet e nevojshme do të ishin siguruar nga buxheti i qytetit”, thuhet në sqarimin e propozim-vendimit të nënshkruar nga Zhernovski e që njëherësh kjo nënkuptohet si mundësi për vënien e bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit dhe komunës Qendër.

Në listën e përmendoreve dhe fontanave që janë në plan si pjesë e projektit qeveritar “Shkupi 2014”, duke përfshirë edhe Luanët në urën “Goce Dellçev”, skulpturat në urën “Syri” dhe në “Urën e artit”, hyjnë edhe tre figurat shqiptare, Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani si dhe krijuesit turq që ende nuk janë vendosur. Këtu hyn edhe përmendorja e Petar Çulevit dhe të tjerë.

Nga komuna e Shkupit kanë thënë se nuk kanë asgjë kundër paralajmërimeve të komunës Qendër, se ky propozim është ok. “Në qoftë se ashtu vendosin, do të pranojmë mirëmbajtjen e përmendoreve”, kanë thënë nga kabineti i kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski.

Vetëm për mirëmbajtjen e fontanës “Leka i madh” dhe dy fontanave në Vardar gjatë periudhës së kaluar janë shpenzuar 145.000 euro ku 35.000 euro kanë qenë vetëm për rrymë. E ku mbeten harxhimet për përmendoret tjera!

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *