Home / Lajme / Maqedoni / Zhernovski: Më provokojnë me përmendoret shqiptare (VIDEO)

Zhernovski: Më provokojnë me përmendoret shqiptare (VIDEO)

Shkup, 24 Korrik – Qytetarët e komunës Qendër nuk do të paguajnë 1,6 milionë euro për ruajtje, mbrojtje dhe shfrytëzim të përmendoreve dhe shatërvanëve nga projekti “Shkupi 2014” për 4 vitet e ardhshme. Siç deklaroi kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski, ai është krenar për këtë kursim.

“Punë serioze është që 400.000 euro të paguhen për mirëmbajtjen e përmendoreve dhe shatërvanëve, veçanërisht kur gjeta një buxhet të zbrazët. Këto para do të dedikohen për shkollën e re në Kapishtec. Me këtë realizohet premtimi parazgjedhor. Angazhimi është që paratë të mos shkojnë në përmendore dhe shatërvanë por në arsim”, tha Zhernovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të vazhdohet me vendosjen e përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014” dhe nëse mes tyre edhe 4 përmendore të heronjve shqiptarë, kryetari I komunes qedner Andrej Zhernovski thekson se ka pasur takim me Bashkësinë fetare Islame dhe me përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe se të gjithëve u është bërë me dije se kush dëshiron ta provokojë dhe pse qëllimisht i lanë këto përmendore.

“Nuk do të ndërmarr asgjë të re, por nuk do të ndaloj diçka që është filluar. Asnjëherë nuk kam thënë se do të rrënoj diçka dhe asnjëherë nuk i kam ndarë përmendoret nga historia e popullit maqedonas dhe bashkësive tjera etnike, por projekte të reja të Shkupit 2014 nuk do të ketë”, është decid kreu i komunës Qendër Andrej Zhernovski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *