Home / Lajme / Maqedoni / 12 vjetori i masakrës së Lubotenit

12 vjetori i masakrës së Lubotenit

12 gusht-Atë mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu

Dymbëdhjetë gushti çdoher për lubotenasit është i dhëmshëm, sepse u përkujton masakrën e Lubotenit të 12 gushtit te vitit 2001, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptar. Atë mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Poashtu u dogjën 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procesuan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.Johan Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hages me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 viteve burg. Lirimi i parakohshëm i Tarçullovskit, ardhja e tij me aeroplan të Qeverisë, pritja e tij si hero, u vlerësua si vrasje e dyfishtë për familjarët e 10 lubotenasve të vrarë.Me ratin e 12 vjetorit të kësaj Masakre nesër në ora 17 nën Organizimin e SHVL-UÇK-së, do të bëhen homazhe te varrezat e Martirëve, në Qendrën Memoriale, në hyrje të Fshatit Luboten të Shkupit.ALMAKOS

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *