Home / Lajme / Maqedoni / 19 vjeçarja goditet nga treni në Tetovë (VIDEO)

19 vjeçarja goditet nga treni në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 10 Gusht – Sipas informatave jozyrtare 19 vjeçarja kohëve të fundit ka pasur probleme familjare ku nuk përjashtohet mundësia të ketë tentuar të bëj vetëvrasje. Pas përplasjes ajo është dërguar në spitalin e Tetovës e cila gjendet në rrezik ëpr jetën dhe ndodhet në mjekim intenziv. Dëshmitarë okularë thonë se vajzën e kanë gjetur pasi është goditur dhe e kanë dërguar në spital, njofton Tv Koha, Tetovë.

Një 19 vjeçare ka marrë lëndime të rënda trupore gjatë aksidentit të sotëm të trenit që qarkullonte në relacionin Kërçovë – Shkup. SIpas informatave të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta në afërsi të qumshtores së Tetovës kur 19 vjeçarja Lazime.A, nga Tetova, për shkaqe ende të panjohura ka qenë duke kaluar hekurudhën dhe është goditur nga Llokomotiva me numër 66234, transmeton Tv Koha.

Sipas informatave jozyrtare 19 vjeçarja kohëve të fundit ka pasur probleme familjare ku nuk përjashtohet mundësia të ketë tentuar të bëj vetëvrasje. Pas përplasjes ajo është dërguar në spitalin e Tetovës e cila gjendet në rrezik ëpr jetën dhe ndodhet në mjekim intenziv. Dëshmitarë okularë thonë se vajzën e kanë gjetur pasi është goditur dhe e kanë dërguar në spital, njofton Tv Koha, Tetovë.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e Policisë së Tetovë dhe kanë kryer hetime për këtë rast.Tv KOHA-Tetovë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *