Home / Lajme / Maqedoni / Afati i dytë i provimit të maturës shtetërore (VIDEO)

Afati i dytë i provimit të maturës shtetërore (VIDEO)

12 Gusht – Maturantët të cilët në qershor nuk e kaluan maturën shtetërore apo njërën nga dy lëndët, do ta japin nesër apo të enjten prej orës 10, gjuhë amtare përkatësisht lëndë zgjedhore.

Drejtori i Qendrës shtetërore të provimit, Jusuf Arifi deklaroi se numri i kandidatëve për afatin e gushtit është pothuajse i njejtë si edhe gushtin e kaluar 16 më shumë se vitin e kaluar, ndërkaq rezultatet nga testimet do të kumtohen nga fundi i muajit, në mënyrë që të mund të paraqiten në fakultet në afatin e dytë të regjistrimit, më 3 dhe 4 shtator.Për testin e nesërm në gjuhën amtare dhe letërsi janë paraqitur 518 kandidatë, 264 prej të cilëve për gjuhë shqipe, 237 për gjuhë maqedonase dhe 17 kandidatë për gjuhë turke. Lëndën zgjedhore, më 15 gusht, do ta kalojnë 1.741 kandidatë, prej të cilëve numri më i madh 1.584 janë paraqitur për testin në gjuhën angleze, 31 për gjuhën franceze, një për gjuhën ruse, 14 për gjuhën gjermane, 107 për matematikë nivel themelor dhe katër për provimin në estetikë.Vlerësimi mesatar në afatin e qershorit të provimeve isht 3.18, ndërsa rezultate më të mira pati gjimnazi i Manastirit “Jospip Broz-Tito”.Sivjet është gjenerata e gjashtë e cila e jep provimin e maturës shtetërore që nga themelimi i saj. Ky është kusht që maturanti të vazhdojë me arsimin e lartë. Maturantët të cilët në qershor i kaluan të dyja pjesët e provimit përfundimtar, në fund të javës 15 dhe 16 gusht do të paraqiten për t’u regjistruar në fakultete.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *