Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti për vizitë zyrtare në Athinë

Ahmeti për vizitë zyrtare në Athinë

31 gusht-
“Fushata intensive dhe gjithpërfshirëse e kryetarit të BDI-së Ali Ahemtit dhe e të gjithë partisë për ta integruar vendin në NATO dhe në BE që filloi me kolumnën e kryetarit “Koha për NATO-n” si dhe vizitat e tij në SHBA, Gjermani, Bullgari dhe në Shqipëri, si dhe me letrat e dërguara përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë vazhdon me vizitën zyrtare më Greqi”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti , të hënën, më 2 shtator, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë ku do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm grek Evangelos Venizelos.

“Fushata intensive dhe gjithpërfshirëse e kryetarit të BDI-së Ali Ahemtit dhe e të gjithë partisë për ta integruar vendin në NATO dhe në BE që filloi me kolumnën e kryetarit “Koha për NATO-n” si dhe vizitat e tij në SHBA, Gjermani, Bullgari dhe në Shqipëri, si dhe me letrat e dërguara përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë vazhdon me vizitën zyrtare më Greqi”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Siç citohet në njoftimin e BDI-së Ali Ahmeti në vizitën në Greqi do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe Artan Grubi.

“Aktivitetet tona për ta ndihmuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE gjithsesi se nuk ndalojnë këtu por do të vijojnë në vendet mike që kanë shprehur gatishmëri të na ndihmojnë në procesin e anëtarësimit në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *