Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti të shtunën takon Zaevin (VIDEO)

Ahmeti të shtunën takon Zaevin (VIDEO)

01 Gusht – Pas aktiviteteve diplomatike, kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të vazhdojë takimet edhe me aktorët politik në vend.

Në kuadër të takimeve me krerët e forcave politike, Ahmeti të shtunën do të realizojë takim edhe me kreun e partisë më të madhe maqedonase në opozitë Zoran Zaev. Nga BDI-ja njoftojnë se takimi Ahmeti-Zaev ka për qëllim të nxitë dialogun politik në vend dhe të kanalizojë përpjekjet e subjekteve politike rreth integrimeve euro-atlantike të vendit. Në takimin e tyre të parë, bashkëbiseduesit do të flasin edhe rreth zhvillimeve të fundit politike përfshirë çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga partia e Ahmetit njoftuan se BDI dëshiron të gjejë gjuhën e përbashkët me faktorët politikë, qofshin ata në opozitë rreth çështjeve kyçe në vend, siç janë zgjidhja e çështjes së emrit dhe integrimet në strukturat euro-atlantike. Me qëllim të zhbllokimit të proceseve integruese, Ahmeti ka nisur tashmë edhe një fushatë letrash drejtuar figurave të rëndësishme nga skena ndërkombëtare, nga të cilët kërkon ndihmë për vendosjen urgjentisht të çështjes së Maqedonisë në qendër të Komunitetit Ndërkombëtar, si dhe angazhimin e tyre në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *