Home / Lajme / Maqedoni / ‘Alfat’ arrestuan tre persona të kërkuar me urdhërarrest

‘Alfat’ arrestuan tre persona të kërkuar me urdhërarrest

6 gusht-
MPB-ja sot kumtoi se në rastin e dytë, në vendin e quajtur “Rruga e Lubinit”, është gjetur dhe arrestuar Ismet A. (41) nga fshati Saraj i Shkupit, i kërkuar nga Gjykata themelore Shkup 1 – Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti për falsifikimin e parave dhe për kryerje të disa vjedhjeve të rënda.

Tre persona, të njohur për policinë, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest të shpallur për mbajtje të dënimit me burg për vepra të ndryshme të rënda penale, nga rrezikimi i sigurisë e deri te pengimi i zgjedhjeve dhe votimit, janë arrestuar nga pjesëtarët e njësisë mobile “Alfa”.

Në Shkup, rrugën “Qemal Sejfulla”, është gjetur dhe arrestuar Jeton R. (26), i kërkuar me urdhër të Gjykatës themelore Shkup 1 për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 13 vjet e gjashë muaj burg. Aktgjykimet i janë shqiptuar për më shumë vepra penale, si prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të mjeteve narkotike dhe substancave tjera psikotrope, fshehje të tatimit, rrezikim të sigurisë, përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë, mashtrime, e tjerë.

MPB-ja sot kumtoi se në rastin e dytë, në vendin e quajtur “Rruga e Lubinit”, është gjetur dhe arrestuar Ismet A. (41) nga fshati Saraj i Shkupit, i kërkuar nga Gjykata themelore Shkup 1 – Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti për falsifikimin e parave dhe për kryerje të disa vjedhjeve të rënda.

“Alfat” në rrugën “Anton Popov” e arrestuan edhe Ali A. (35) nga fshati Grushinë, Shkup, i kërkuar me urdhër të Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej gjashë muajve për pengimin e zgjedhjeve dhe votimit, përpunimin, mbajtjen dhe tregtimin e palejuar me armë

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *