Home / Lajme / Maqedoni / Ana: ‘Agimi më qëlloi kur e refuzova për martesë’

Ana: ‘Agimi më qëlloi kur e refuzova për martesë’

20.08.2013.. Kontradiktore dhe e paqartë dëshmia e Ana Sulçes për raportin e saj me shtetasin maqedonas Agim Emini,

Kontradiktore dhe e paqartë dëshmia e Ana Sulçes për raportin e saj me shtetasin maqedonas Agim Emini, identiteti i së cilit është Qemaladin Adili. Gjatë marrjes në pyetje nga forcat e policisë 21-vjeçarja ka pohuar njohjen dhe lidhjen për gati 6 muaj me maqedonasin, i cili, sipas saj, kohët e fundit kishte filluar të bëhej i bezdisshëm. Para bluve studentja ka sqaruar se e vetmja formë për ta larguar ishte duke e quajtur mashtrues. Por, Emini i ka kërkuar sqarim duke e pritur për gati 5 ditë në hotel, deri sa Ana ka vendosur të shfaqet. Ajo shprehet se Emini e ka paralajmëruar se do të vriste veten dhe ka hapur zjarr ndaj saj, ndërsa është ngjitur në kat të dytë për tu freskuar në tualet. Në pavijonin e Kirurgjisë, në dhomën numër 7 Ana Sulçe është pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore. Por, sërish gjatë rrëfimit 21-vjeçarja ka hezituar që të tregojë të vërtetën, duke mos specifikuar qartë raportet e saj me Agim Eminin. “Me Agim Eminin jam njohur rastësisht në avion. Të dy ktheheshim nga Italia për në Shkup. Pas bisedave në avion qëndruam bashkë në Shkup për të pirë një kafe dhe Agimi më solli me makinën e tij nga Shkupi në Tiranë”, ka nisur rrëfimi i 21-vjeçares. Më tej ajo ka sqaruar blutë se ka vazhduar bisedat dhe njohjen me 52-vjeçarin Sipas Ana Sulçes, gjatë 6 muajve të fundit Agim Emini kishte filluar të bëhej i bezdisshëm dhe shumë i ngjitur pas saj, me kërkesën për lidhje. Mësohet se Emini i kishte kërkuar vajzës lidhje duke i premtuar edhe martesë. Ndërsa për ta larguar, Ana Sulçe e kishte akuzuar si mashtrues duke mos besuar në fjalët e tij për martesë. “Jam përpjekur që të largohem prej tij, pasi në 6 muajt e fundit u bë shumë i bezdisshëm. I thosha që ishte mashtrues dhe nuk kisha besim në fjalët e tij, si sebep për tu larguar”, tregon studentja.

Rrëfimi për ngjarjen

Ana Sulçe zbulon të vërtetën e ditës së 14 gushtit në hotelin “Deja”, ku u vetëvra 52-vjeçari maqedonas. Vajza tregon se Agim Emini e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që ta takonte për t’i treguar dhe kundërsh- tuar akuzën se ishte mashtrues. Emini i kishte premtuar se do të qëndronin vetëm 5 minuta sa për t’u sqaruar. Ana Sulçe rrëfen se ka vajtur dhe ka takuar poshtë në lokal 52-vjeçarin. Por, pas disa minutash është ngjitur në katin e dytë, ku ndodheshin tualetet, për t’u freskuar. Ajo tregon se e ka ndjekur nga pas Agim Emini, i cili i ka drejtuar armën. Fillimisht 52-vjeçari e ka kërcënuar se do të vriste veten që ajo ta besonte, por më pas ka hapur zjarr në drejtim të Anës. Sulçe, pretendon se pas shkrepjes së parë Eminit i ishte bllokuar pistoleta, pasi kishte dashur të qëllonte përsëri mbi të, por më pas nuk ka parë çfarë ka ndodhur se ajo ishte larguar me taksi për në spital. Dëshmia e vajzës është kontradiktore me të dhënat e policisë dhe dëshminë e pastrueses, e cila thotë se të dy janë ngjitur lart në dhomë, kur pas pak çastesh janë dëgjuar ulërimat e vajzës dhe të shtëna. Një moment tjetër është njohja me Eminin dhe udhëtimet e shpeshta të të dyve së bashku në Maqedoni. Ana Sulçe pohon se e ka sjellë Emini në Tiranë duke mos e saktësuar raportin me të. Ndërsa nga dëshmitë e të afërmve zbulohet se çifti ka udhëtuar dhe Ana ka qëndruar 3 muaj në Maqedoni.

Në Maqedoni për punë

Disa burime nga uniformat blu bëjnë me dije se vajza ka punuar në Maqedoni për një periudhe kohë dhe rezulton të ketë dalë nga Qafë-Thana në fillim të prillit 2013, dhe të ketë hyrë sërish në Shqipëri në mes të korrikut. Ka dyshime ende të pakonfirmuara se 21-vjeçarja Sulçe ka qëndruar në Maqedoni ku ka punuar në një lokal nate. Agim Emini është njohur me 21-vjeçaren, studente për Juridik nga muajt e parë të vitit 2013 dhe prej tre muajsh ata ndodheshin në një lidhje me njëri-tjetrin. Megjithatë ende gjithçka është nën hetim, thanë burimet. Ndërkohë, Emini prej dy vitesh kishte rifituar lirinë, pas vuajtjes së dënimit me 15 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike në Zvicër.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 12:30, në hotelin “Deja”, që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, në zonën e njohur si “Vilat Gjermane”, në Tiranë. Policia është lajmëruar nga drejtuesi i një automjeti, i cili ka treguar se po shoqëronte për në Spitalin Ushtarak një vajzë të plagosur me armë zjarri. Në kohën kur shërbime të rendit i kanë liruar trafikun makinës në mënyrë që të transportonte sa më shpejt të plagosurën në spital, forca të shumta policie janë nisur në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi ishin njoftuar edhe për një person tjetër të plagosur me armë zjarri, që ishte edhe autori.

Hetimet

Nga ana e grupit hetimor janë duke vijuar hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, e cila mbetet enigmatike për konfirmimin ose jo të disa detajeve. Disa burime nga uniformat blu bëjnë me dije se vajza ka punuar në Maqedoni për një periudhe kohë dhe rezulton të ketë dalë nga Qafë-Thana në fillim të prillit 2013, dhe të ketë hyrë sërish në Shqipëri në mes të korrikut. Ka dyshime ende të pakonfirmuara se 21-vjeçarja Sulçe ka qëndruar në Maqedoni ku ka punuar në një lokal nate përgjatë këtyre tre muajve. Sipas kësaj linje logjike hidhen dyshime se 21-vjeçarja ka pasur lidhje me shtetasin maqedonas. Agim Emini është njohur me 21-vjeçaren, studente për Juridik nga muajt e parë të vitit 2013 dhe prej tre muajsh ata ndodheshin në një lidhje dashurie me njëritjetrin. Megjithatë ende gjithçka është nën hetim thanë burimet. Ndërkohë që vetë Emini prej dy vitesh kishte rifituar lirinë, pas vuajtjes së dënimit me 15 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike në Zvicër.

“Ai u bë i bezdisshëm, prandaj i thashë se ishte mashtrues, që ta largoja. Më kërkoi që të takoja dhe më goditi me armë”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *