Home / Sport / Bale thyen rekordin e Ronaldos, tani i mbretërve me 86 мilion

Bale thyen rekordin e Ronaldos, tani i mbretërve me 86 мilion

Arrihet marrëveshja. Gareth Bale është i lirë për t’u bashkuar mbretërve të Real Madridin, pasi Tottenham u pajtua në natën e së dieles, me një rekord botëror £ 86 million.Transferimi Bale për Real thyen rekordin e mëparshëm botëror prej 80 milion funta, të cilat Real kishte paguar M. United për Cristiano Ronaldo në vitin 2009.

Gareth Bale është lojtari më i ri i Real Madrid. Mediat britanike shkruajnë se marrëveshje është arritur pasi presidenti i Tottenham, Daniel Levy ka dhënë miratimin e tij për transferimin e cilësuar si, “marrëveshja e shekullit”.

Kostoja e këtij operacioni është 86 milion sterlina, pak më shumë se 100 milionë euro. Kjo është blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Nga kjo kontratë lojtari pritet të përfitojë 300 mijë paundë në javë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *