Home / Sport / Barcelona nuk pranon asnjë ofertë për Fabregas

Barcelona nuk pranon asnjë ofertë për Fabregas

Përfundon telenovela Fabregas. Barcelona ka vendosur të mos dëgjojë më asnjë ofertë për mesfushorin spanjoll. Pas sulmit të fundit prej 35 milionë eurosh, sekretari teknik i klubit Andoni Zubizarreta siguroi se as nuk ka ndërmend të largohet nga Old Traford.

Ndërkohë Sandro Rosell ja ka bërë të qartë klubit britanik se do të refuzoj të gjitha ofertat dhe se lojtari nuk është në shitje. Me vendimin e tij u bashkua edhe trajneri Tata Martino që e konsideron Fabregas si një pjesë të rëndësishme të skuadrës.
Ndërkohë mediat angleze bëjnë të ditur se United dhe tekniku I saj David Moyes nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Djajtë e kuq” duket se po bëjnë gati një ofertë që do tejkalojë 40 milionë eurot.
Drejtuesit e United mendojnë se me ardhjen e Tito Vilanovës Fabregas do të ketë më pak hapësira dhe do të luaj më pak se sezonit e kaluar ku kaloi shifrën e 30 ndeshjeve në kampionat. Ai është lojtari më I kërkuar në “Old Traford” dhe shikohet si i vetmi element që mund të zëvendësoj largimin e Paul Schols. Miqtë e Fabregas në Spanjë bëjnë të ditur se Fabregas nuk dëshiron të largohet. Nga tani e mbrapa, Barcelona i ka mbyllur dyert Manchester United për Cesc Fabregas.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *