Home / Sport / Bayern fiton “Audi Cup”, Milan i treti

Bayern fiton “Audi Cup”, Milan i treti

Guardiola i përgjigjet kritikave të para me një fitore të vështirë, por edhe të bukur, që i jep mundësinë Bayern Munich-ut të fitojë trofeun “Audi Cup”.

Në shtëpinë e tyre, gjermanët mposhtin 2-1 Manchester City-n në ndeshjen finale të turneut. E megjithatë, disa vështirësi bavarezët i hasën, duke parë që “qytetarët” kaluan në avantazh të parët, falë golit të Negredo-s, në të 61’-tën.

Më pas vjen përmbysja e Bayern-it, falë penalltisë së konvertuar në gol të Muller, 5 minuta pas avantazhit të City-t, dhe golit deciziv në minutën e 72’ me autor Mandzukic.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër për të përcaktuar vendet 3-4 të këtij turneu, Milan mposht 1-0 Sao Paulo-n, ku deciziv ka qenë goli në minutën e 51’ të të sapoaktivizuarit Kingsley Boateng, një nga talentët e shumtë të të rinjve të Milanit.

Milani aktivizoi një formacion të rinjsh dhe shumë të ndryshuar, duke lënë pas krahëve humbjen në takimin e parë me City-n. Shfaqet mirë edhe Petagna, i cili godet traversën në pjesën e parë.

Të dielën në mbrëmje, kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë, këtë herë në SHBA, ku do të luajnë ndaj fituesit të çiftit Chelsea-Inter.

Keqardhje për Milanin, fakti që nga infermieria vazhdojnë të vijnë njoftime të këqija: Vergara nuk do të marrë pjesë në turneun amerikan, për shkak të një problemi në shpatullën e majtë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *