Home / Sport / Bayerni kthen mbrapsht ofertën e Schalkes për Shaqirin

Bayerni kthen mbrapsht ofertën e Schalkes për Shaqirin

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “Bild”, drejtori i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt konfirmon interesin për 21-vjeçarin me pasaportë zviceriane, duke theksuar se klubi nga Genselkirchen ka tentuar të kontaktojë me drejtuesit bavarezë, por shton se Sammer e cilëson të pashitshëm.

Xherdan Shaqiri te Schalke 04? Minatorët shprehin hapur interesin për mesfushorin me origjinë kosovare, i cili nuk po gjen hapësirat e nevojshme në radhët e kampionëve të Europës. Ndeshja titullar në Superkupën e Gjermanisë dhe aktivizimet nga stoli gjatë turneut “Audi Cup” nuk lanë shenjë për ish lojtarin e Baselit që duket përherë e më larg Bavarisë.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “Bild”, drejtori i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt konfirmon interesin për 21-vjeçarin me pasaportë zviceriane, duke theksuar se klubi nga Genselkirchen ka tentuar të kontaktojë me drejtuesit bavarezë, por shton se Sammer e cilëson të pashitshëm.

Heldt zbulon se gjatë bisedës me drejtorin sportive të Bayernit, ky i fundit nuk pranoi që të diskutohej për lojtarin e kombëtares helvete, duke i mbyllur derën çdo oferte të mundshme. Shaqiri u transferua te Bayerni i Mynihut një vit më parë. Me fanelën e skuadrës gjermane ai numëron 25 ndeshje dhe 7 gola, por konkurrenca edhe më e madhe këtë sezon mund t’ia bëjë më të vështirë misionin për një vend titullari.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *