Home / Lajme / Maqedoni / BDI- PDSH ANKETE INSTITUCIONEVE

BDI- PDSH ANKETE INSTITUCIONEVE

17.08.2013..Mbështetësit e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk besojnë në organizatat joqeveritare dhe në presidentin

Mbështetësit e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk besojnë në organizatat joqeveritare dhe në presidentin, ndërsa ata të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kanë besim në rritje tek faktorët ndërkombëtarë.

Kjo është vetëm një nga konstatimet që burojnë nga anketa e realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), lidhur me besimin në institucionet e vendit.

Anketa vë në dukje mungesën e theksuar të besimit të mbështetësve të PDSH-së, në institucionin e presidentit dhe në sektorin civil, ndonëse që të dy këta faktorë shënojnë rritje të besueshmërisë së përgjithshme krahasuar me vitet e kaluara.

Besimi në institucionin e presidentit arrin shifrën prej 56.8 për qind, por janë vetëm 3.1 për qind nga mbështetësit e PDSH-së që e besojnë atë, kundruall 33 për qind të mbështetësve të BDI-së.

Në raport të zhdrejtë është gjithashtu besimi që kanë mbështetësit e BDI-së në bashkësinë ndërkombëtare, e cila shënon përgjithësisht ulje të besueshmërisë.

Shifrat thonë se besimi në OKB ka rënë në 58.8 për qind, ai në NATO në 56.3 për qind dhe ai në BE është ulur në 55.8 për qind.

Por, në dallim nga ky trend negativ i besimit të përgjithshëm në institucionet ndërkombëtare, mbështetësit e BDI-së kanë besim në rritje.

Këta të fundit rezulton se e besojnë madje me 90 për qind NATO-n, me 85 për qind BE-në dhe me 83 për qind OKB-në.

Në kuota të larta përqindjeje, është dhe besimi i mbështetësve të PDSH-së në bashkësinë ndërkombëtare, që arrin në 80 për qind (në NATO).

Anketa ka përfshirë dhe matjen e besueshmërisë tek Qeveria dhe Kuvendi, ku shënohen rezultate të mira.

Tek mbështetësit e BDI-së, kurba e besimit shënon lëvizje interesante – nëse në vitin 2008, Qeverinë e kanë besuar 35.4 për qind, në vitin 2010 kjo përqindje ka rënë në 22 për qind, për t’u rritur pas tre vitesh, në ditët e sotme, në 39.1 për qind.

Pritshmëritë për besimin e mbështetësve të PDSH-së në Qeverinë, janë të sakta, gjegjësisht shënohet rënie nga 29 për qind në vitin 2008, në 12.5 për qind në vitin 2013

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *