Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Te zgjidhet emri :pastaj zgjedhje

BDI: Te zgjidhet emri :pastaj zgjedhje

25 Gusht.. BDI sot u deklarua kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

BDI sot u deklarua kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si një propozim që ka ardhur nga partneri i koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE.

Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani sot ka shprehur qëndrimin partiak kundër propozimit të Gruevskit për zgjedhje të parakohshme më 13 tetor, duke nënvizuar se pushteti duhet të koncentrohet në çështjet më të rëndësishme për vendin, siç është zgjidhja e kontestit të emrit, kriteret e Kopenhagës dhe perspektiva evroatlantike e Maqedonisë. “Nëse VMRO-DPMNE dhe LSDM dakordohen për zgjedhje, atëherë nuk do të kemi zgjedhje tjetër dhe BDI do të pranojë këtë. Por, zgjedhjet nuk do ti zgjidhin problemet e qytetarëve. Dyja partitë duhet të bëjnë përpjekje plotësuese për të ardhur tek koncensusi për raportin e 24 dhjetorit”, theksoi zëdhënësi Osmani.

Ai ka shtuar se partia e tyre BDI është ofruar si lehtësuese në negociatat midis pushtetit dhe opozitës për ngjarjet e 24 dhjetorit, por ky propozim nuk është përkrahur as nga VMRO-DPMNE, por edhe nga opozita maqedonase. (INA)

08:45 – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot pritet të deklarohet lidhur me propozimin e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kjo parti bëri të ditur se sot përmes zëdhënësit Bujar Osmani do të shprehë qëndrimin e saj lidhur me propozimin alternativ të Gruevskit, në rast se deri nesër nuk arrihet që të miratohen konkluzat e raportit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlamentin e vendit.

Por, jozyrtarisht mësohet se BDI do të shprehë qëndrimin e saj të njohur se është kundër çdo lloj propozimi për zgjedhje të parakohshme. Një zyrtar i kësaj partie i tha agjencisë së lajmeve INA se janë parimisht kundërnjë propozimi për zgjedhjet dhe se prioritet për ta mbetet zgjidhja e kontestit të emrit dhe zhbllokimi i procesit të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.

Ndërkohë, edhe PDSH pritet që të shprehë qëndrimin e saj lidhur me propozimin e hedhur nga kryeministri Gruevski, i cili dje përmes një fjalimi publik theksoi se nëse nuk arrihet kompromisi për raportin për 24 dhjetorin, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare do të mbahen më 13 tetor. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *