Home / Lajme / Maqedoni / Bejta mori pjesë në fillimin e punimeve për riasfaltimin e rrugës “Beliçica” (VIDEO)

Bejta mori pjesë në fillimin e punimeve për riasfaltimin e rrugës “Beliçica” (VIDEO)

Gostivar, 15 Gusht – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ndoqi nga afër fillimin e punimeve për riasfaltimin e një pjese të rrugës “Beliçica”, konkretisht nga ura mbi lumin Vardar deri te Xhamia e Rinisë.

Riasfaltimi i rrugës bëhet në pjesën ku ekziston kanalizimi, ndërsa shtrimi i rrugës do të bëhet me dy shtresa asfalti. Krahas trotuareve të reja dhe ndriçimit publik, projekti është shtrirë edhe në pjesën e urës mbi lumin Vardar, ku po ashtu do të bëhet riasfaltimi i trupit të rrugës, ndërtimi i trotuareve të reja si dhe lyerja e rrethojave të urës.
“Sot jemi në lagjen ‘Banjeshnicë’ ku jemi në punim të sipër të rrugës. Ndërtimi i trotuareve është në fazën përfundimtare dhe tash fillon shtrimi i rrugës me asfalt. Po ashtu, do të bëhet edhe rregullimi i sipërfaqes rrugore të urës. Përveç shtrimit me asfalt, do të bëjmë edhe rregullimin e trotuareve dhe do të bëhet edhe lyerja e rrethojave të urës, dhe kjo pjesë e rrugës do të jetë komplet e rregulluar. Në pjesën e rrugës që punohet, ka kanalizim fekal dhe atmosferik, kurse në të ardhmen do të vazhdohet me realizimin e projekteve që parashohin kanalizim dhe riasfaltim në pjesën e mbetur të rrugës Beliçica”, tha kryetari Bejta.

Në tërësi, ky projekt Komunës së Gostivarit do t’i kushtojë rreth 6 milion denarë, kurse realizues i punimeve është kompania “Pellagonia” nga Gostivari. Kryetari Bejta u shpreh optimist se realizimi i punimeve do të përmbyllet brenda dy javëve të ardhshme.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *