Home / Lajme / Maqedoni / Bejta takim me kryetarin e komunës së Segozano nga Italia (VIDEO)

Bejta takim me kryetarin e komunës së Segozano nga Italia (VIDEO)

Gostivar, 03 Gusht – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti një delegacion nga Italia, të udhëhequr nga kryetari i Komunës Segozano, Giorgio Mattevi dhe pronarin e kompanisë, “Dossalt”, Mario Veneri.

Qëllim i vizitës ishte përurimi shtruarjes së hyrjes së komunës me kalldrëm, një donacion nga kompania “Dossalt” si dhe vendosja e bashkëpunimit me komunën Segozano.Kryetari Bejta falënderoi mysafirët nga Italia për vizitën dhe për donacionin që e bënë në Komunën e Gostivarit. “Hyrjen e komunës e rregulluan me një gur shumë të çmueshëm dhe vlera e këtij donacioni është mbi 10 mijë euro. Në emrin tim, në emër të administratës dhe në emër të gjithëve qytetarëve të Gostivarit, i jam mirënjohës dhe falënderues Gjylgjys Osmanit dhe Hetem Selmanit, që i kanë sjellë këtu kryetarin e komunës Segonzano të rajonit të Trentos në Itali, Giorgio Mattevi dhe jam mirënjohës edhe ndaj kompanisë “Dossalt” dhe pronarit, Mario Veneri të cilët e kanë sjellë këtë donacion. Besoj se edhe në të ardhmen ne do të kemi bashkëpunim, që të vijnë dhe të investojnë në qytetin e Gostivarit, sepse qyteti jonë është një nga qytet më të mëdha në republikë. Ky gur e lidh bashkëpunimin në mes qytetarëve të Gostivarit dhe të Maqedonisë me qytetarët e Trentos dhe Italisë”, tha kryetari Bejta. Kryetari i Komunës, Segonzano, Giorgio Mattevi, tha e ardhmja do të tregoje edhe bashkëpunime të reja e Gostivarin.
“Si përfaqësues i komunës Segonzano, kam nderin të falënderoj kryetarin e Komunës së Gostivarit, për mikpritjen që na e ka bërë në qytetin e Gostivarit. Kjo është një shenjë që simbolizon për afrimin e këtyre dy komunave, ku një numër i madh i bashkëqytetarëve të kësaj komune jetojnë dhe veprojnë në komunën e Segonzanos. Ky donacion në të ardhmen do të jetë një shenjë e përforcimit të afrimit të këtyre dy komunave. Ky bashkëpunim do të vazhdoje edhe në të ardhmen”, thekesoi, Mattevi. Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë mikpritje të komunës së Gostivarit, tha donatori-pronari i kompanisë “Dossalt”, Mario Veneri”.“Unë e bëra këtë donacion dhe e falënderoj shumë për mikpritjen që na e bëri komuna e Gostivarit. Si italian, me këtë donacion tashmë ndjehem pjesë edhe e këtij qyteti. Këtë donacion e kemi bërë me gjithë zemër dhe këtë më së tepërmi e meriton kryetari i Komunës së Gostivarit, i cili është duke bërë shumë të mëdha në qytetin e Gostivarit”, tha Veneri. Ditë më parë, me donacion të kompanisë “Dossalt”, hyrja e komunës së Gostivarit, Mbi 100 metra katror hapësirë u shtrua me kalldërm (gur) italian të llojit “Porfido”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *