Home / Sport / Belgët: Januzaj injoron Belgjikën, zgjedh Shqipërinë

Belgët: Januzaj injoron Belgjikën, zgjedh Shqipërinë

“Januzaj ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë, për shkak të presionit që ka nga babai i tij. Kjo mund të jetë e vërtet pasi ai disa herë ka refuzuar të gjitha kategoritë e Belgjikës”, shkruan www.voetbalnieuws.be.

Talenti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Derisa mediat britanike po shkruajnë për paraqitjet e shkëlqyeshme të kosovarit me ekipin nga ‘Old Trafford’, shtypi shqiptarë dhe ai blegë ka një hall tjetër.

Mediat në Kosovë, Shqipëri dhe Belgjikë janë të preokupuara se për cilën përfaqësueses do të luaj ish anëtari i Anderlechtit.

Në kohën kur Gianni De Biasi ka shfaqur dëshirën ta ketë Januzajn pjesë të ekipit, uebfaqja belge www.voetbalnieuws.be, ka shkruar se talenti kosovar ka injoron Belgjikën, derisa zgjedh Shqipërinë.

“Januzaj ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë, për shkak të presionit që ka nga babai i tij. Kjo mund të jetë e vërtet pasi ai disa herë ka refuzuar të gjitha kategoritë e Belgjikës”, shkruan www.voetbalnieuws.be.

Por, kohë më parë, babai i Januzajt, Abedini kishte deklaruar se biri i tij në të ardhmen e afërt nuk do të luajë për asnjë përfaqësuese, pasi është i përqendruar te Manchester Unitedi.

“Askush nuk na ka ftuar nga Shqipëria. Kur të na thërrasin, do t’i refuzojmë. Belgjika mbetet opsion”, kishte deklaruar kohë më parë Abedin Januzaj.

Ndërkohë, selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana i kanë hapur dyert Januzajt në Kombëtaren shqiptare. Që të dy, shpresojnë se kosovari do ta zgjedhë Shqipërinë para Belgjikës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *