Home / Sport / Berisha për herë të parë kundër Shkëndijës

Berisha për herë të parë kundër Shkëndijës

“Do jetë shumë e pazakontë të luaj kundër Shkëndijës, ndërsa në anën tjetër ndjej një kënaqësi që rrikthehem të luaj para tifozerisë tetovare në përgjithsi dhe ‘Ballistëve’ në vecanti. Më vjen keq që kësaj rradhe do jem kundërshtar, por tifozëve tetovar mund tu them se unë cdo herë do jem i juaj”, është shprehur në mes të emocioneve, mbrojtësi i Metalurgut, Sedat Berisha.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Metalurgut do jetë emocionuese për mbrojtësin shkupjan Sedat Berishën, i cili këtë merkato nga tabori i ‘kuqezinjëve’ u transferua te ekipi nga Autokomanda. Berisha tre vite më parë kaloi te Shkëndija, duke u shëndruar në një nga mbrojtësit më cilësorë në Ligën e Parë, madje duke qenë nga pikat kyce të ekipit në fitimin e titullit të kampionit. Berisha i njohur si ‘Pike i Shkëndijës’, ka lidhje të ngushtë me tifozerinë tetovare, thotë se asnjëherë nuk do të harojë periudhën e kaluar në Tetovë. “Do jetë shumë e pazakontë të luaj kundër Shkëndijës, ndërsa në anën tjetër ndjej një kënaqësi që rrikthehem të luaj para tifozerisë tetovare në përgjithsi dhe ‘Ballistëve’ në vecanti. Shkëndija për mua do mbetet një përvojë e paharuar dhe unë me këtë skuadër gjithjnë do jem i lidhur ngushtë emocionalisht. Ndjehem shumë mirë kur ndëgjoj se ekipi tani është në duar të sigurta dhe uroj që ‘Ballistët’ të kenë vetëm moment gëzimi. Më vjen keq që kësaj rradhe do jem kundërshtar, por tifozëve tetovar mund tu them se unë cdo herë do jem i juaj”, është shprehur në mes të emocioneve, mbrojtësi i Metalurgut, Sedat Berisha.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *