Home / Lajme / Maqedoni / Besimi për vizitë në Lituani

Besimi për vizitë në Lituani

28 gusht-Gjatë vizitës, siç thuhet në njoftim, Besimi do të takohet me Ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkeviçius, me zëvendës kryetarin e Parlamentit të Republikës së Lituanisë, Vitautas Gapshis dhe me kryetarët e komisioneve parlamentare për cështje Evropiane, Punë të jashtme dhe Grupin për bashkëpunim ndërparlamentar me Ballkanin Perëndimor

Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi nesër do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Lituanisë.

Gjatë vizitës, siç thuhet në njoftim, Besimi do të takohet me Ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkeviçius, me zëvendës kryetarin e Parlamentit të Republikës së Lituanisë, Vitautas Gapshis dhe me kryetarët e komisioneve parlamentare për cështje Evropiane, Punë të jashtme dhe Grupin për bashkëpunim ndërparlamentar me Ballkanin Perëndimor, si dhe do të takohet me përfaqësues të Institutit Evropian për barazi gjinore.

Në takime zëvendës kryeministri Besimi do të prezantojë aktivitetet të cilat ndërmerren në Republikën e Maqedonisë në kuadër të procesit të integrimit Evropian dhe statusin e realizimit të detyrimeve të cilat rrjedhin nga Dialogu për Aderim në Nivel të Lartë

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *