Home / Lajme / Maqedoni / Burgosen 7 persona – E dyshuar gruaja e nje ish ministri

Burgosen 7 persona – E dyshuar gruaja e nje ish ministri

18.08.2013… Gruaja e nje ish ministri dhe vajza e nje ish funksionari te BDI-se ne mesin e te arestuarve

Gruaja e një ish-ministri dhe vajza e një ish-funksionari të partisë shqiptare në pushtet BDI janë në mesin e të dyshuarëve dhe arrestuarëve lidhur me grabitjen e filialit të Postës së Maqedonisë në Çair të Shkupit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat maqedonase, të cilat kanë theksuar se mes të arrestuarëve dhe të dyshuarëve është edhe shefi i sigurimit të postës, dy postierë, ndërsa pjesa tjetër në detyra udhëheqëse.

Shtatë të ndaluarëve menjëherë i është shqiptuar masa e paraburgimit, ndërsa policia është në ndjekje edhe të dy të dyshuarëve të tjerë.

Arrestimet kanë të bëjnë me grabitjen e filialit të postës në Çair më 26 korrik, ku u grabitën 211 mijë euro. Grabitësit në mënyrë spektakolare kanë kryer grabitjen duke u arratisur me motocikleta. (INA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *