Home / Lajme / Maqedoni / Burimet e Sharrit me program special në Kërçovë (VIDEO)

Burimet e Sharrit me program special në Kërçovë (VIDEO)

12 Gusht – Republika e Bullgarisë, Serbia, Bosnja dhe Hercegovna, bashkë me 12 grupet artistike nga Maqedonia, do të jenë protagonistët kryesor të festivalit të IX ndërkombëtar për fëmijë, i cili do të mbahet në Kërçovë nga data 13-16 gushtë të këtij viti.

Në mesin e këtyre pjesëmarrësve, në këtë eviniment me karakter ndërkombëtar është i ftuar edhe grupi i fëmijëve të ansamblit “Burimet e sharrit” nga Tetova. Ato do jenë pjesë e këtij festivali dhe do paraqiten me koreografi të reja duke shpresuar se edhe kësaj here, Tetovën do ta prezantojnë në mënyrë dinjitoze, ashtu siç ka ndodhur gjer më tani nëpër festivalet tjera. Kërcimet e valleve popullore, gjatë paraqitjes së tyre nëpër skenat e artit popullor po bëjnë çudira të vërteta. Ata gjer më tani, vetëm mbrenda një afati gjashtëmujor janë prezantuar në pesë festivale, prej të cilëve, tre me karakter ndërkombëtar, ku Tetovën e kanë përfaqësuar dhe ngritur lartë në aspektin kulturor. Këto të rinj me akrobacione e finesa elegante, kanë tërhequr kërshërinë; jo vetëm të spektatorëve, por të Jurive profesoniste, të cilëve i’u bëjnë përshtypje dhe lënë mbresa të një profesionalizmi të vërtetë të këtyre voglushëve, ku pas prezantimit të tyre në skenë, ata t’i rangojnë lartë, dhe i kanë shpërbyer me çmime të para për prezantime dinjitoze.“Kënga dhe vallja popullore shqiptare do jenë performansat e kësaj pasurie të madhe të trashëgimisë kulturore të trevave tona, të cilat janë prezente në çdo familje, e që i shoqëron në çdo hap gëzimet. Për tre netë me rradhë grupet pjesëmarrëse do të prezantojnë edhe veshjet e tyre popullore, vallet, folklorin, dhe trashëgimëninë e pasur të vlerave kulturore për të sjellur traditën shpirtërore të kombeve të tyre si brenda ashtu edhe jashtë vëndit tonë, dhe për t’ua transmetuar brezave. ” tha kryetari i këtij ansambli, Zilfi Aliu.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *