Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët e LSDM-së e braktisën debatin e amendamentit për Propozim ligjin për mediat

Deputetët e LSDM-së e braktisën debatin e amendamentit për Propozim ligjin për mediat

23 gusht-Për Propozim ligjin për mediat u parashtruan gjithsej 34 amendamente, 23 nga LSDM-ja, 10 nga VMRO-DPMNE-ja dhe një ga deputeti Ivon Veliçkovski nga Partia Liberale, ndërsa për Propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizuale mediatike, rreth të cilit u debatua tre ditë, u propozuan 94 amendamente, ndërsa u pranuan 33.

Deputetët e LSDM-së e braktisën seancën e stome të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, ku filloi debati i amendamentit për Propozim ligjin për mediat.

Siç arsyetoi Jani Makraduli, LSDM-ja nuk dëshiron që të marrë pjesë në sjelljen e këtij ligji, ku siç tha, legalizohet cenzura.

Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE-ja e kualifikoi reagimin e tillë të partisë opozitare si dëshirë që Maqedonia të mos marrë raport pozitiv nga Komsioni Evropian.

Për Propozim ligjin për mediat u parashtruan gjithsej 34 amendamente, 23 nga LSDM-ja, 10 nga VMRO-DPMNE-ja dhe një ga deputeti Ivon Veliçkovski nga Partia Liberale, ndërsa për Propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizuale mediatike, rreth të cilit u debatua tre ditë, u propozuan 94 amendamente, ndërsa u pranuan 33.

Pritet që javën e ardhshme të dy ligjet të vendosen në seancën e 26-të plenare

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *