Home / Sport / Derbit shqiptar për Shkupin dhe Vrapçishtin

Derbit shqiptar për Shkupin dhe Vrapçishtin

Mbi 4000 tifozë ishin tubuar në stadiumin e Cairit, për të përshëndetur rrikthimin e Shkupit (6 muaj do luajë si Korzo) në Ligën e Dytë. Fakti që rival ishte ish-anëtarja e Ligës së Parë, Drita, vetëm madhështonte vlerën e kësaj përballeje, që solli futboll kualitativ dhe dominim të skuadrës vendase që fitoi me rezultat 3:0.

Të shtunën ka nisur sezoni i ri garues në Ligën e Dytë të futbollit në vend, ndërsa në program ishin dy derbi shqiptar. Mbi 4000 tifozë ishin tubuar në stadiumin e Cairit, për të përshëndetur rrikthimin e Shkupit (6 muaj do luajë si Korzo) në Ligën e Dytë. Fakti që rival ishte ish-anëtarja e Ligës së Parë, Drita, vetëm madhështonte vlerën e kësaj përballeje, që solli futboll kualitativ dhe dominim të skuadrës vendase. Pjesa e parë ishte pak sa më e balansuar, ndërsa në pushim rezultati mbeti 0:0 vetëm falë pritjes fenomenale të penaltisë së Ertan Hasan, nga ana e portierit të Dritës, Basnarkov. Pjesa e dytë foli vetëm për vendasit, që kanë dominuar në tërësi, duke shfrytëzuar disa mungesa të rëndësishme në mbrojtjen e skuadrës bogovinase. Sulmuesi Ertan Hasan ishte në qendër të vëmendjes, duke shpërthyer me tre gola dhe duke kompensuar humbjen e penaltisë në pjesën e parë. Tre gola dhe tre pikë për Shkupin, në ndeshjen e parë pas rrikthimit në Ligën e Dytë, duke paralajmëruar luftë për pozitat e kreut në këtë kategori garash. “Do ti uroj për fitoren kolegëve të mi nga Shkupi. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ndërsa Shkupi tregoi se ka pretendime të mëdha këtë sezon. Ne ishim të hendikepuar me mungesa në mbrojte, por besoj se shumë shpejt edhe Drita do të kthehet në formë”, është shprehuar pas ndeshjes me Shkupin, trajneri i Dritës, Jeton Beqiri. Start të fuqishëm në Ligën e Dytë kishte edhe skuadra e Vrapçishtit, që shkatëroi Rufenë, duke e mundur me rezultat të lartë 4:1. Skuadra e drejtuar ngë Xhengis Rexhepi, dominoi takimin dhe dalëngadalë shkatëroi rivalin nga Miletina, që nuk arrinte të gjejë mënyrë për të ndalur futbollistët e disponuar vendas. Rezultat final 4:1 flet qartë për rrjedhën e ngjarjeve në teren. Zajazi ka debutuar me humbje në Ligën e Dytë, pasi është mundur 2:0 në Veles nga skuadra e Borecit, që gjithashtu pas një kohe të gjatë është rrikthyer në kategorinë e dytë. Në ndeshjet tjera, Sileksi që për herë të parë në historinë e futbollit të Maqedonisë së mvetësuar luan në Ligën e Dytë, ka barazuar pa gola në takimin si vendas me Miravcin. Barazim pa gola edhe në Prilep, ku Pobeda Juniori u ndesh me Skopjen. Maxhari ka mundur 3:1 11 Oktomvrin, ndërsa me të njëjtin rezultat Teteksi fitoi Lokomotivën. Novaci është mundur 0:2 në teren të vet nga Tiverija.

Rezultatet:
Vrapçishti – Rufeja-M 4-1
Novaci – Tiverija 0-2
Maxhari – 11 Oktomvri 3-1
Sileksi – Miravci 0-0
Teteksi – Lokomotiva 3-1
Pobeda J. – Skopje 0-0
Shkupi – Drita 3-0
Boreci – Zajazi 2-0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *