Home / Lajme / Maqedoni / Deri të premtën shumë ngrohtë, gjatë fundjavës mot freksues dhe reshje shiu

Deri të premtën shumë ngrohtë, gjatë fundjavës mot freksues dhe reshje shiu

7 gusht-
Në Shkup sot do të fryejë erë e lehtë veriore deri në mesatare, ndërsa temperatura do të arrijë deri në 37 gradë. Sipas parashikimeve, edhe nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë juglindore, në pjesët perëndimore me erë verilindore, në pjesët perëndimore me erë verilindore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 13 deri 23 gradë, ndërsa ato ditore deri 39 gradë me UV indeks 9.

Pas temperaturave tropikale që ditëve të kaluara e përfshinë Maqedoninë, gjatë fundjavës pritet freskim me reshje të përkohshme të shiut, erë dhe bubullima.

Meteorologët deri të premtën paralajmërojnë mot me diell dhe të ngrohtë me erë të lehtë veriore deri në mesatare dhe temperatura ditore maksimale deri 39 gradë Celsius.

Në Shkup sot do të fryejë erë e lehtë veriore deri në mesatare, ndërsa temperatura do të arrijë deri në 37 gradë. Sipas parashikimeve, edhe nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë juglindore, në pjesët perëndimore me erë verilindore, në pjesët perëndimore me erë verilindore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 13 deri 23 gradë, ndërsa ato ditore deri 39 gradë me UV indeks 9.

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë do të mbajë edhe të premtën dhe bubullima vonë pasdite në pjesët veriperëndimore. Do të fryejë erë mesatare jugore dhe juglindore. Tempereturat e mëngjesit do të arrijnë deri në 24 gradë, ndërsa ato ditore deri 38 gradë Celsius.

Ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave për rreth 5 deri 7 gradë pritet të shtunën paradite. Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale, pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë vranësira lokale me kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe veriperëndimore, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryejë erë e përforcuar verilindore. Era do të arrijë shpejtësi edhe deri në 35 kilometra në orë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 15 deri 25 gradë, ndërsa ato ditore maksimale prej 23 deri 34 gradë. UV indeksi do të jetë 6.

Të dielën moti do të jetë me vranësira dhe me periudha të ngrohta, më i freskët dhe me erë. Do të fryejë erë mesatare veriore dhe veriperëndimore, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuar verilindore me shpejtësi edhe deri në 25 kilometra në orë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 22 gradë, ndërsa ato ditore prej 22 deri 32 gradë Celsius dhe UV indeks 6

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *