Home / Lajme / Maqedoni / Diaspora këtë vit solli pak para në Maqedoni

Diaspora këtë vit solli pak para në Maqedoni

30 gusht-Akademiku dhe eksperti për çështje ekonomike, Abdulmenaf Bexheti thekson se nuk dëshiron të jetë skeptik, por parashikon që të ketë zvogëlim të këtij trendi. Ai kërkon që kjo situatë duhet të ndiqet me kujdes dhe të shikohet se sa kjo tendencë do të ndikojë në ekonomike, për shkak se sipas tij, shumë familje duan të punojnë jashtë vendit dhe të mos kthehen në vendlindje.

Mërgimtarët shqiptarë këtë vit në Maqedoni kanë sjellë pak para në krahasim me vitin e kaluar.

Ekspertët për çështje ekonomike në Shkup kanë theksuar se ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit 2013, por kjo situatë ka shkaktuar panikë në Qeverinë e vendit dhe Ministrinë e Financave, për shkak se projeksionet financiare ishin që zbraztësirat e buxhetit të mbulohen me paratë e mërgatës.

Akademiku dhe eksperti për çështje ekonomike, Abdulmenaf Bexheti thekson se nuk dëshiron të jetë skeptik, por parashikon që të ketë zvogëlim të këtij trendi. Ai kërkon që kjo situatë duhet të ndiqet me kujdes dhe të shikohet se sa kjo tendencë do të ndikojë në ekonomike, për shkak se sipas tij, shumë familje duan të punojnë jashtë vendit dhe të mos kthehen në vendlindje.

“Sa më pak mbeten neto -transfere në Maqedoni dhe kjo komponentë duhet të planifikohet në projeksionet makroekonomike. Edhe gjatë muajve të parë kjo shumë është më e vogël”, theksoi Bexheti.

Në pesë muajt e parë të vitit, mbi 556 milion euro kanë hyrë si neto -transfere nga diaspora në vend, por kjo shumë është 51 milion euro më pak në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2012, kur ka pasur 607 milion euro transfere. Abdulmenaf Bexheti vlerëson se paratë që dërgohen nga diaspora janë vetëm për mbijetesë dhe për çështje sociale, për shkak të rënies së standardit jetësor dhe jetesës së familjeve që mbijetojnë nga paratë e diasporës. Këto para nuk janë për qëllime ekonomike, që nënkuptojnë investime dhe zhvillim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *