Home / Lajme / Maqedoni / Do të fillojë procedura për koncesion të kafshëve të egra

Do të fillojë procedura për koncesion të kafshëve të egra

6 gusht-“Bëhet fjalë për koncesione për nga një vend gjuetie në Veles dhe Tetovë, nga dy vende për gjueti në Prilep, Makedonski Brod dhe Berovë, nga tre vende për gjueti në Sveti Nikollë dhe Radovish, tetë vende për gjueti në Manastir dhe 10 në Shtip”, tha zëdhënësi duke theksuar se në pajtim me ligjin, procedura e tërësishme për ndarjen e koncesioneve duhet të përfundojë në një periudhë jo më të gjatë se 150 ditë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për fillimin e procedurës për dhënien nën koncesion të kafshëve të egra në 32 vende për gjueti në nëntë rajone gjuetie në Republikën e Maqedonisë, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Aleksnader Gjeorgjiev.

“Bëhet fjalë për koncesione për nga një vend gjuetie në Veles dhe Tetovë, nga dy vende për gjueti në Prilep, Makedonski Brod dhe Berovë, nga tre vende për gjueti në Sveti Nikollë dhe Radovish, tetë vende për gjueti në Manastir dhe 10 në Shtip”, tha zëdhënësi duke theksuar se në pajtim me ligjin, procedura e tërësishme për ndarjen e koncesioneve duhet të përfundojë në një periudhë jo më të gjatë se 150 ditë.

Gjeorgjiev theksoi se gjatë gushtit do të përpilohet dhe miratohet dokumentacioni i tenderit për çdo vend gjuetie, pas çka nga fundi i këtij muaji apo fillimi i shtatorit do të vijojë shpallja e thirrjes publike për ndarjen e koncesione të kafshëve të egrave në këto vende gjuetie.

Çmimi fillestar për ankandin për çdo vend gjuetie, siç sqaroi do të konfirmohet në dokumentacion e tenderit, ndërsa varësisht nga specifikat e vendit të gjuetisë, sipërfaqja e saj, përmbajtjet aktuale dhe karakteristikat tjera eventualisht do të lëvizini prej 1 der 3 milionë denarë.

Që të nënshkruajë marrëveshje me Ministrinë sqaroi se ofertuesi më i volitshëm në këtë periudhë prej 60 ditëve duhet të parashtrojë dëshmi për mundësitë materiale-teknike, në kuptim të përshkrimit të pajisjes të cilën e posedon, numrin e automjeteve të terrenit, armëve, hapësirë të cilat i posedon, numrin e personave të cilët planifikonë t’i punësojnë dhe vizion për zhvillimin e vendeve për gjueti të përfshira në programin zhvillimor.

U bëri thirrje subjekteve të interesuara që ta shfrytëzojnë këtë mundësi sepse siç shtoi, ajo ka biznes logjikë përkatëse dhe ofron mundësi për realizim të fitimit

Në periudhën ardhshme paralajmëroi se do të përfundohen procedurat edhe për fillimin e procedurës për dhënien nën koncesion të 20 vende të tjera për gjueti në rajone të ndryshme gjuetie në Republikën e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *