Home / Lajme / Maqedoni / Doganierët maqedonas i konfiskojnë hallkat e dorës

Doganierët maqedonas i konfiskojnë hallkat e dorës

23 Gusht.. Autoritetet doganore të Maqedonisë i kanë konfiskuar hallkat e arit një shtetase në pikën kufitare Novo Sellë me Bullgarinë.

Autoritetet doganore të Maqedonisë i kanë konfiskuar hallkat e arit një shtetase në pikën kufitare Novo Sellë me Bullgarinë.
Bëhet fjalë për një familje shqiptare, e cila kishte udhëtuar në Turqi për të blerë stoli ari për nevojat familjare dhe personale. Por siç mësohet familja ka pretenduar se hallkat ishin personale dhe se ato ishin blerë më herët.

Bartja e këtyre stolive është një dukuri tradicionale nga gratë shqiptare, mirëpo autoritetet doganore në këtë pikë doganore i kanë konfiskuar gjashtë hallkat që i kishte në duar.

Sipas doganierëve, shkaqet e konfiskimit janë se këto hallka kanë vlerë të madhe dhe se për to duhet të paguhet taksa doganore. Stolitë e arit janë konfiskuar dhe se lidhur me rastin do të ngritet procedurë penale.

Gruaja që po posedonte hallkat po udhëtonte bashkërisht me familjen e saj nga Turqia për në Maqedoni. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *