Home / Sport / Drita Islami, rekord në 400 metra me pengesa

Drita Islami, rekord në 400 metra me pengesa

Drita Islami në kampionatin Ballkanik për seniorë që u mbajt në Stara Zagora – Bullgari (27-28 korrik), shtegun prej 400 metra me pengesa e kaloi për 66.22 sek, që është për 0.79 sek. më i mirë se rekordi i mëparshëm, të cilin e mbante atletja Ivana Josifovska nga klubi “7 Maj”, që nga viti 2001 e që ishte 67.01.

Atletja e KA Liria nga Saraji i Shkupit, Drita Islami, ka shënuar një rekord të ri shtetëror në konkurrencën e kadetëve. Ajo në kampionatin Ballkanik për seniorë që u mbajt në Stara Zagora – Bullgari (27-28 korrik), shtegun prej 400 metra me pengesa e kaloi për 66.22 sek, që është për 0.79 sek. më i mirë se rekordi i mëparshëm, të cilin e mbante atletja Ivana Josifovska nga klubi “7 Maj”, që nga viti 2001 e që ishte 67.01.

“Në këtë kampionat udhëtova me një qëllim, që ta ndryshoj këtë rekord, dhe ia arrita qëllimit. I falenderoj të gjithë që më inkurajuan dhe më mbështetnin në realizimin e këtij qëllimi. Falënderoj shokët nga klubi im Besir Zenelin dhe Orhan Ismanin, që ishin pran gjithnjë në stërvitje, ndihma e tyre është pjesë e këtij rekordi. Posaçërisht e falenderoj trajnerin tim, profesorin Rrahman Alija, i cili më përgatiti shumë mirë, dhe kishte besim të plotë në mua. Prandaj edhe them se ky rekord i takon edhe trajnerit, aq sa më takon mua. Jam shumë e lumtur që ia arrita qëllimit, dhe nuk e dëshprova as trajnerin tim, dhe as shokët dhe shoqet nga klubi im. Besoj se në të ardhmen do ketë akoma rekorde tjera”, tha atletja Drita Islami.

Lajm

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *