Home / Sport / Drita mund Shkëndijën në miqësore

Drita mund Shkëndijën në miqësore

“Kjo ndeshje ishte e mirëseardhur dhe tani unë kam një pasqyrë më të qartë sa i përket formës momentale të disa futbollistëve. Mendoj se kundër Borecit do të jemi maksimalisht të përgatitur dhe presim rezultat pozitiv“, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Të martën në stadiumin e fshatit Bogovinë u zhvillua ndeshje kontrolluese ndëmrjet anëtares së Ligës së Dytë Dritës dhe asaj të Ligës së Parë, Shkëndijës, ndërsa në fund fitorja i ka takuar skuadrës vendase me rezultatin e pastërt 2:0. Të dy trajnerët, Beqiri i Dritës dhe Jovanovski i Shkëndijës, këtë ndeshje e kanë shfrytëzuar për të testuar formën e futbollistëve, të cilët kërkojnë vend në formacion. Edhe Drita edhe Shkëndija për dallim nga sezoni i kaluar kanë përjetuar shumë ndryshime dhe për këtë arsye këta ndeshje kontrolluese janë të mirëseardhura për stafet teknike, për provuar obisone të reja dhe për tu dhënë shans futbollistëve të cilët në ndeshjet kampionale nuk kanë patur shumë hapsira. Në një përballje interesante, Drita ishte ekipi që tregoi më shumë dhe në saje të një loje të këtillë në pjesën e dytë arriti të shënojë dy gola me anë të Marjan Bilbilovskit dhe Jeton Shaqirit, që të dy ish-futbollistë të skuadrës ‘kuqezi’. “Kjo ndeshje ishte e mirëseardhur dhe tani unë kam një pasqyrë më të qartë sa i përket formës momentale të disa futbollistëve. Mendoj se kundër Borecit do të jemi maksimalisht të përgatitur dhe presim rezultat pozitiv“, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri, i cili pas një kohe të gjatë në këtë ndeshje mundi të llogarisë në shërbimet e Amir Aliut, i cili kthehet nga lëndimi. Ndërkohë ende jashtë procesit stërvitor mbetet mbrojtësi qendror Toni Gjorgjioski. Kujtojmë se në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Dytë, të shtunën Drita në teren vendas takohet me Borecin e Velesit. Ndërkohë skuadra e Shkëndijës në takimin me Dritën testoi disa futbollistë, dy prej të cilëve brazilianë, mirëpo duke u bazuar në paraqitjen e tyre ndaj Dritës, vështirë se do të mbeten në ekipin tetovar. Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Parë, në stadiumin e qytetit në Tetovë përballet me Metalurgun e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *