Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vdekur dhe tre të plagosur në aksident

Dy të vdekur dhe tre të plagosur në aksident

5 gusht-Në aksidentin e rëndë mbetën të vdekur shoferi i makinës D.A, 29 vjeç dhe një bashkëudhëtare e tij, për të cilën nuk janë dhënë inicialet dhe nuk është zbardhur identiteti i saj. Ndërsa, të plagosur kanë mbetur bashkëudhëtarja në këtë makinë, M.C, 30 vjeç nga Tetova, si dhe shoferi i makinës “Jeep” me targa amerikane, N.M, 55 vjeç nga Kërçova dhe bashkëudhëtarja e tij E.M, 50 vjeç, po ashtu nga Kërçova.

Dy veta kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në aksidentin që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Strugë – Ohër – Kërçovë.

Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një makine të tipit “Peugeut 206” nga Prilepi me një makinë transportuese “Jeep” me targa amerikane.

Në aksidentin e rëndë mbetën të vdekur shoferi i makinës D.A, 29 vjeç dhe një bashkëudhëtare e tij, për të cilën nuk janë dhënë inicialet dhe nuk është zbardhur identiteti i saj. Ndërsa, të plagosur kanë mbetur bashkëudhëtarja në këtë makinë, M.C, 30 vjeç nga Tetova, si dhe shoferi i makinës “Jeep” me targa amerikane, N.M, 55 vjeç nga Kërçova dhe bashkëudhëtarja e tij E.M, 50 vjeç, po ashtu nga Kërçova.

Aksi rrugor Strugë-Ohër-Kërçovë, ka qënë për disa orë në ndërprerje të plotë, që kishte formuar edhe kolona të automobilave në rrugë, përderisa janë bërë veprimet e duhura të policisë së komunikacionit dhe të krim teknikës dhe është pastruar rruga.

Në ndërkohë, pritet edhe komunikata zyrtare e SPB-së në Ohër, lidhur me shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *