Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vdekur në aksidentin Mavrovë – Dibër

Dy të vdekur në aksidentin Mavrovë – Dibër

12 gusht-Në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur 52 vjeçari Demirali Nuredini dhe Ramadan Memedi, 51 vjeç, të dy nga fshati Debresh i Gostivarit.

Dy të vdekur ka qenë epilogu i një aksidenti fatal që ka ndodhur dje pasdite në aksin rrugor Mavrovë – Dibër.

Aksidenti ndodhi kur makina e tipit “Audi A6” me targa të Gostivarit nga arsye akoma të panjohura ka rrëshqitur nga rruga, duke rënë në humnerë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur 52 vjeçari Demirali Nuredini dhe Ramadan Memedi, 51 vjeç, të dy nga fshati Debresh i Gostivarit.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se me gjykatësinë hetues kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe pritet të japin raportin mbi aksidentin. Javën e kaluar në këtë aks rrugor humbi jetën një vajzë 24 vjeçare nga Tetova.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *