Home / Sport / Ecolog filloi me përforcimet tek Shkëndija (VIDEO)

Ecolog filloi me përforcimet tek Shkëndija (VIDEO)

Tetovë, 01 Gusht – Një ditë pas hyrjes së sponsorit të ri, Shkëndija e Tetovës ka nisur aktivitet të përshpejtuara për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Ditën e ejnte kishte rëmujë të vërtetë në zyrat e klubit, pasi kryesia e re ka firmosur me një sërë futbollistësh. Sulmuesi Burhan Emrullai është futbollisti i parë që firmosi kontratë njëvjeçare dhe praktikisht rrikthehet në klubin e tij amë, ku edhe nisi karrierën. Kapiteni legjendar Nebi Mustafi gjithashtu është rrikthyer në ekip dhe sezonin e ri do të luajë aty ku e ka vendin, së bashku me Ardian Nuhiun me të cilin ishin pjesë e ekipi që fitoi titullin e kampionit dy vite më parë. Kontrata njëvjeçare ka firmosur edhe Muharem Bajrami që vjen nga Gomeli i Bjellorusisë. Në ekip vazhdojnë Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Bujamin Shabani, Burhan Aliu, e kështu me rradhë. Trajner i ri i ekipi të Shkëndijës është Gjore Jovanovski, i cili ditën e premte pritet të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin ‘kuqezi’. Ndërkohë vazhdojnë bisedimet me lojtarë të tjerë dhe nga çasti në çast, priten risi të reja nga skuadra tetovare. Kujtojmë se Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri në LPFM, përballet me Horizont Turnovën në Tetovë.

Ndërkohë mbrëmë as apelit të “Ballistëve” për të festuar dhe për ta përshëndetur dhe falenderuar kompaninë “Ecolog”, qindra tifoz ora 22.00 u grumbulluan në sheshin e Tetovës.Me këngë dhe valle u festua në qendër të qytetit dhe pastaj ata u drejtuan para selisë së kompanisë “Ecolog” ku i mirëpriti pronar i saj Lazim Destani. Atmosfere dhe fjalim.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *