Home / Lajme / Maqedoni / Edhe 12 sirianë tentuan ilegalisht të hyjnë në Maqedoni nëpërmjet Greqisë

Edhe 12 sirianë tentuan ilegalisht të hyjnë në Maqedoni nëpërmjet Greqisë

23 gusht-Ky është tentimi i dytë për hyrje ilegale të shtetasve sirianë në 24 orët e fundit. Paraprakisht17 shtetas sirianë u zbuluan gjithashtu në një tren transportues me destinacion përfundimtar në Austri. Qëllimi i emigrantëve, sipas deklaratave të tyre, është që të arrijnë deri te ndonjëra prej vendeve të Evropës Perëndimore.

Nëpunësit doganorë parandaluan tentim për hyrje ilegale të 12 shtetasve sirianë dhe për kontrabandë me stoli ari.

Doganierët në Stacionin hekurudhor në Gjevgjeli në bashkëpunim me pjesëtarët e policisë, pardje rreth orës 20:30 gjatë një kontrolli të pjesshëm të një kontejneri të ngarkuar me tel metali në një tren transportues nga Greqia, me destinim në Austri përmes Hungarisë, zbuluan 12 udhëtarë, të cilët sipas deklaratave të tyre janë shtetas të Sirisë.

Ky është tentimi i dytë për hyrje ilegale të shtetasve sirianë në 24 orët e fundit. Paraprakisht17 shtetas sirianë u zbuluan gjithashtu në një tren transportues me destinacion përfundimtar në Austri. Qëllimi i emigrantëve, sipas deklaratave të tyre, është që të arrijnë deri te ndonjëra prej vendeve të Evropës Perëndimore.

Emigrantët, siç është theksuar në kumtesën nga Drejtoria e doganave, u janë dorëzuar shërbimeve policore ndërkufitare të Maqedonisë.

Në vendkalimin kufitarë Novo Sellë pardje nëpunësit doganorë parandaluan tentim për hyrje ilegal të 120 gram ari 24 karatësh në vlerë prej rreth 222 mijë denarësh. Tatimet e shmangura doganore arrijnë rreth 80 mijë denarë. Ari është mbajtur, ndërsa kundër autorit Drejtoria e Doganave inicioni procedurë penale.

Pesë udhëtarë nga automjeti me targa të Maqedonisë në pyetjen e nëpunësve doganorë nëse kanë diçka të paraqesin janë përgjigjur negativisht. Por, doganierët në dorën e njërës prej udhëtareve – shtetase e Maqedonisë kanë vërejtur tre byzylyqe të njëjta ari, ndërsa gjatë kontrollit të bagazhit të saj janë gjetur edhe tre byzylyqe ari identike, si ato parapaket

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *