Home / Sport / Ejupi firmos me Horizont Turnovën

Ejupi firmos me Horizont Turnovën

“Prej sot (e ejnte) jam futbollist i ri i Horizont Turnovës, me të cilët kam firmosur kontratë njëvjecare. Jam i kënaqur me kushtet që më kanë ofruar drejtuesit e klubit dhe shpresoj që për besimin e dhënë t’u arsyetohem me paraqitje të mira dhe shumë gola”, deklaroi për Koha-n, sulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi.

Vetëm disa ditë pasi ka prishur kontratën me Skënderbeun e Korcës, sulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi ka gjetur angazhim të ri, duke firmosur për një vit me Horizont Turnovën. Ejupi sezonin e kaluar me 19-të gola të shënuar në fanellën e Shkëndijës ishte golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit vendor, ndërsa pas përfundimit të sezonit firmosi me kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun e Korcës. Mirëpo disa probleme me drejtuesit dhe stafin teknik, detyruan sulmuesin të largohet nga Shqipëria, ndërsa vetëm disa ditë më vonë arrin të gjejë skuadër tjetër ku do të vazhdojë karrierën. “Prej sot (e ejnte) jam futbollist i ri i Horizont Turnovës, me të cilët kam firmosur kontratë njëvjecare. Jam i kënaqur me kushtet që më kanë ofruar drejtuesit e klubit dhe shpresoj që për besimin e dhënë t’u arsyetohem me paraqitje të mira dhe shumë gola”, deklaroi për Koha-n, sulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi, duke konfirmuar firmosjen e kontratës me skuadrën hit të sezonit të kaluar në Maqedoni, Horizont Turnovën. Drejtuesit e skuadrës nga Strumica pikërisht te Ejupi shohin zëvendësim adekuat për të kompensuar largimin e Balldovalievit drejt Greqisë, ndërsa pranë ndarjes me Horizontint është edhe Bllazhevski. Angazhimi i Ejupit vjen duke dashur të ruhet kualiteti në skuadër dhe ambiciet për kreun e tabelës. “Pikërisht kreu i tabelës është caku i Horizontit sezonin e ri. Drejtuesit e klubit duan të shkojnë një hap më lart se sezoni i kaluar dhe të tentojmë të fitojmë kampionatin. Normal se qëllimi kryesor është dalja në Evropë. Pikërisht këta ambicie më shtynë që të pranoj ofertën për të qenë pjesë e këtij ekipi, me të cilin shpresoj të kem suksese”, sqaroi Ejupi. Horizont Turnova është skuadra e katërt për Ejupin në Maqedoni, pasi përvec Shkëndijës ka luajtur edhe për Metalurgun dhe klubin e tij amë Vardarin. Jashta vendit një sezoni ishte pjesë e Kartalsporit në Turqi

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *