Home / Lajme / Maqedoni / EVN zbuloi edhe dhjetë shfrytëzues të paautorizuar të rrymës

EVN zbuloi edhe dhjetë shfrytëzues të paautorizuar të rrymës

29 gusht-Ekipet e EVN Maqedoni, policia dhe ekspertët gjyqësor, prej fillimit të gushtit zbuluan 15 shfrytëzues të cilët vetë janë[ kyçur në rrjetin distributiv. Janë zbuluar edhe 30 raste të numëratorëve të manipuluar, me çka dëmi i përgjithshëm të cilin e kanë shkaktuar vjedhësit paraqet 6,5 milionë denarë apo 1 milion kWh.

EVN Maqedoni për një javë kompletoi 10 dosje të reja për shfrytëzim të paautorizuar të energjisë elektrike. Shfrytëzuesit e rinj të zbuluar morën parallogari dhe padi penale për shfrytëzim të paautorizuar.

Nga EVN Maqedoni sot kumtuan se këta shfrytëzues, si edhe paraprakisht 35 të zbuluarit e tjerë, prej fillimit të muajit hyjnë në procedurë gjyqësore, pas së cilës rrezikojnë që krahaas dënimit të lartë në të holla, të përfitohen edhe me dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Ekipet e EVN Maqedoni, policia dhe ekspertët gjyqësor, prej fillimit të gushtit zbuluan 15 shfrytëzues të cilët vetë janë[ kyçur në rrjetin distributiv. Janë zbuluar edhe 30 raste të numëratorëve të manipuluar, me çka dëmi i përgjithshëm të cilin e kanë shkaktuar vjedhësit paraqet 6,5 milionë denarë apo 1 milion kWh.

Policia dhe ekspertët nga EVN Maqedoni, thuhet në kumtesë, do t’i vazhdojnë kontrollet e prëforcuara edhe gjatë periudhës në vijim. Krahas vjedhësve të energjisë elektrike,, do të sanksionohen edhe paguesit jo të rregullt. Masa e padëshiruar – çkyçje nga sistemi distribuues pason për ata shfrytëzues të cilët kanë borxh të pashlyer ndaj EVN Maqedonisë, ndërkaq borxhet e paditura dorëzohen për procesdurë tek përmbaruesit.

Prej fillimit të këti viti, EVN Maqedoni zbuloi 1.200 vjedhje të energjisë elektrike, dëmi është 2,2 milionë euro, shteti është dëmtuar për përqindjen e TVSH-së apo vjedhësit kanë shpenzuar 20 milionë kilovat orë energji elektrike, kumtoi kompania.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *