Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë regjistrimet në pesë universitetet shtetërore (VIDEO)

Fillojnë regjistrimet në pesë universitetet shtetërore (VIDEO)

13 Gusht – Në pesë universitetet publike në Maqedoni këtë javë do të fillojë paraqitja për regjistrim në vitin e parë në vitin akademik 2013/2014.

Janë të lira gjithsej 25.624 vende, nga të cilat për të rregullt në kuotë shtetërorë 15.063, për të rregullt në kuotën me bashkëfinancim të studimeve 7.411 dhe për studentë me korrespondencë 3.150 vende.Më shumë vende të lira (10.351) ka në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup, ndërsa prej tyre për të rregullt në kuotë shtetërore 6.122, për të rregullt me bashkëfinancim 3.154 dhe për me korrespondencë 1.075 vende.Afati i parë i regjistrimit në Universitetin Shtetëror të Tetovës është prej 19 deri 23 gusht dhe janë të lira 5.630 vende (3.260 për të rregullt në kuotë shtetërore, 1.920 për të rregullt me bashkëfinancim dhe 450 për studentë me korrespondencë). Afati i dytë në USHT është prej 3 deri 6 shtator, ndërsa afati i tretë prej 17 deri 21 shtator.Në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”-Manastir ka 4.160 vende për studentë të ardhshëm (2.520 për të rregullt në kuotë shtetërore, 1.110 për të rregullt me bashkëfinancim dhe 530 për me korrespondencë). Në Universitetin “Shën Apotoll Pavle”-Ohër ka 400 vende, prej të cilave 200 në kuotë shtetërore dhe nga 100 për me bashkëfinancim dhe për me korrespondencë.Në Universitetet “Shën Cirili dhe Metodi)-Shkup, Shën Klimenti i Ohrit”-Manastir dhe “Shën Apostoll Pavle”-Ohër paraqitja e parë e kandidatëve është të enjten dhe të premtën (15 dhe 16 gusht), ndërsa ata që do ta lëshojnë këtë afat, i ardhshmi është më 3 dhe 4 shtator, ndërsa afati i tretë më 17 shtator.Në Universitetin “Goce Dellçev”-Shtip vende të lira ka për 5.083 studentë të ardhshëm (2.961 për të rregullt në kuotë shtetërore, 1.127 në kuotë për të rregullt me bashkëfinancim dhe 995 për me korrespondencë). Në këtë universitet afati i parë i paraqitjes së kandidatëve do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 15 gusht. Afati i dytë në UGD është më 29 dhe 30 gusht, ndërsa afati i tretë më 13 shtator.Për studentët e rregullt në kuotën shtetërore participimi vjetor është 200 euro, ndërsa për ata që do t’i bashkëfinancojnë studimet, çmimi për një vit studimor është 400 euro, edhe pse ka çmime më të ulta me vendim të vetë fakulteteve. Për shembull, në Fakultetin matematikoro-natyror në USHT nuk do të paguhet participim për drejtimet mësimore të programeve studimore për matematikë, fizikë, kimi, biologji, gjeografi dhe informatikë.Kuadri nga shkencat matematikoro-natyrore dhe teknike është deficitar dhe për këtë arsye ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski në konferencë shtypi u bëri thirrje kandidatëtve që të mendojnë për to sepse do të kenë më shumë mundësi për punë pas diplomimit.”Profili i studentëve të cilët përfundojnë në këto fakultete për momentin është deficitar në tregun e punës, ndërsa bëhet fjalë për profesione të cilat janë aktuale dhe të kërkuara nga kompanitë të cilët veçmë punojnë ose do të fillojnë të punojnë në vend. Për këtë arsye dërgoj apel deri te studentët e ardhshëm që seriozisht të mendojnë se cilin fakultet dhe pcilin program studimor dp ta vazhdojnë arsimin e tyre”, theksoi Ristovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *