Home / Sport / Fitore të ekipeve të ‘shqiptarëve’ në Seria A

Fitore të ekipeve të ‘shqiptarëve’ në Seria A

Ekipet ku luajnë futbollistët shqiptarë, kanë qenë të suksesshme në xhiron e parë të Serie A.

Napoli i Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit ia doli ta mposht me rezultat bindës 3-0 Bolognan.

Marek Hamsik ka realizuar dy gola (45’ e 64), ndërsa një tjetër e shtoi përforcimi Jose Maria Callejon (32’). Edhe Lazio e Lorik Canës iu gëzua trepikëshit të parë.

Biancocelesti e mundën Udinesen me rezultat 2-1. Golat për ekipin vendës i shënuan Anderson Hernanes (13’) e Antonio Candreva nga penalltia (17’).

Ndërsa, për mysafirët golin e nderit e shënoi Luis Fernano Muriel (61’). Edhe Torino e Migjen Bashës iu gëzua fitores, pasi e mposhti debutuesin Sassuolo, 2-0.

Golat për ekipin Granata i shënuan Matteo Brighi (40’) e Alessio Cerci (64’). Kurse, Chievo e Përparim Hetemajt luajti baras, 0-0 me Parmën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *