Home / Lajme / Maqedoni / Formohet grupi punues për zbatimin e rekomandimeve të komisionit për 24 dhjetorin.Nuk mori pjesë PDSH-ja

Formohet grupi punues për zbatimin e rekomandimeve të komisionit për 24 dhjetorin.Nuk mori pjesë PDSH-ja

29 gusht-Si kryetar i Grupit punues është zgjedhur, Ilia Dimovski i cili njëherësh është edhe anëtar i VMRO-DPMNE-së krahas Bllagorodna Duliq, ndërsa anëtarë të LSDM-së janë Igor Ivanovski dhe Cvetanka Ivanova. Përfaqësues i BDI-së do të jetë koordinatori, Nexhati Jakupi.

Është formuar Grupi punues që duhet t’i zbatojë rekomandimet e raportit të komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar.

Ky është rezultati i koordinimit të sotëm te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljankoski në të cilin morën pjesë koordinatorët e të gjitha grupeve të deputetëve, përveç PDSH-së, dhe nënkryetarët e Parlamentit.

Si kryetar i Grupit punues është zgjedhur, Ilia Dimovski i cili njëherësh është edhe anëtar i VMRO-DPMNE-së krahas Bllagorodna Duliq, ndërsa anëtarë të LSDM-së janë Igor Ivanovski dhe Cvetanka Ivanova. Përfaqësues i BDI-së do të jetë koordinatori, Nexhati Jakupi.

“Me interes të përgjithshëm është zbatimi i rekomandimeve në raport veçanërisht të atyre të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet e Ligjit për Kuvendin dhe Rregulloren”, deklaroi koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Nexhati Jakupi pas koordinimit.

Silvana Boneva, koordinatore e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, pret Grupi i punës në afatin më të shkurtër të mundshëm t’i përfundojë obligimet që Maqedonia të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe të tregojë, siç tha, se partitë politike mund të punojnë bashkërisht në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Sipas Bonevës, shumica parlamentare, veçanërisht VMRO-PMNE, janë të gatshëm t’i realizojnë rekomandimet në tërësi. Partia njëherësh vlerëson se PDSH do ta rishqyrtojë mospjesëmarrjen e saj në Grupin punues duke e pasur parasysh se do të bëhen ndryshime në Rregulloren dhe Ligjin për Kuvendin.

Siç deklaroi deputeti Imer Aliu, PDSH-ja nuk ka marrë pjesë në koordinimin e sotëm sepse vlerëson se tërë rasti është farsë politike. Problemet e vërteta, tha Aliu, nuk janë mes maqedonasve por mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai paralajmëroi se PDSH-ja do të kërkojë që gjuha shqipe të jetë gjuha e dytë zyrtare në Kuvend.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme, Aliu nuk tha qëndrim konkret, por vetëm kualifikim se propozimet e tilla tani për tani janë lojëra dhe tërësisht joserioze

Igor Ivanovski i LSDM-së e cilësoi koordinimin e sotëm si teknik.

“Presim Grupi punues menjëherë të fillojë me punë që të korrigjohet puna mjaft e keqe e deritanishme e Kuvendit. Fillimisht do të duhet të fokusohemi në Rregullore që të ndërpriten dispozitat të cilat i solli pushteti derisa LSDM-ja ishte jashtë Parlamentit”, deklaroi Ivanovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *