Home / Lajme / Maqedoni / Fushata të reja për siguri më të madhe në rrugë

Fushata të reja për siguri më të madhe në rrugë

12 gusht-Statistika tregon se aksidentet në rrugët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë marrë jetën e 132 njerëzve. Në qershor, korrik dhe gusht, në krahasim me muajt tjerë të vitit, numri i aksidenteve është rritur për 40 për qind. Në këto tre muaj në mesatare ndodhin mbi 400 aksidente. Me më pak aksidente është muaji shkurt, kur janë regjistruar mbi 200.

Pesë fushata të reja për siguri më të madhe në rrugë me qëllim të rritjes së vetëdijes te pjesëmarrësit në komunikacion për shkak të numrit më të madh të aksidenteve të trafikut, veçanërisht në periudhën e verës, paralajmëroi sot Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR).

Statistika tregon se aksidentet në rrugët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë marrë jetën e 132 njerëzve. Në qershor, korrik dhe gusht, në krahasim me muajt tjerë të vitit, numri i aksidenteve është rritur për 40 për qind. Në këto tre muaj në mesatare ndodhin mbi 400 aksidente. Me më pak aksidente është muaji shkurt, kur janë regjistruar mbi 200.

“Arsye për numrin e rritur zë aksidenteve të trafikut në periudhën e verës është faktori njerëzor dhe mosrespektimi i rregullave të komunikacionit. Për shkak të kësaj, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim kemi vendosur të bëjmë pesë fushata të ndryshme me shtypjen dhe ndarjen e afisheve dhe pllakatave, të cilat do të distribuohen në mënyra të ndryshme dhe me të cilat shpresojnë se do ta zvogëlojmë numrin e aksidenteve rrugore dhe se do ta rrisim sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion”, tha sot në konferencë për shty Toshe Janev, zëdhënës i KRSKRR-së.

Nga fushatat e paralajmëruara do të ndahen afishe në vendkalimet kufitare me përmbajtje me tregim për gjërat më të rëndësishme për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, vendosje e rripit të sigurimit, respektim i shpejtësisë, bërje e pauzës… Qëllimi i fushatave janë edhe shoferët që transitojnë nëpër Maqedoni, që vozitin shumë orë dhe shkaktojnë aksidente në trafik për shkak të lodhjes. Në pikëpagesat do t’u ndahen pllaketa me rekomandime që të pushojnë dhe me paralajmërime se lodhja është më e fuqishme se ta. me fushatë të veçantë do të ndahen edhe afishe edhe për pasojat nga mosrespektimi i kufizimit të shpejtësisë, arsye themelore për pjesën më të madhe të aksidenteve. Qëllim grupor për fushatat janë edhe turistët të cilët sipas KRSKRR-së, shumë shpesh nuk i respektojnë as rregullat më elementare dhe rregullat në qendrat turistike. Është paraparë edhe fushatë me tregime parandaluese për shkaktimin potencial të zjarreve në skaj të rrugëve nga ana e shoferëve që hedhin mbetje të cigareve nga automjetet.

Faji i këmbësorëve, gjithashtu, është një arsye për aksidentet. Nga gjithsej 132 persona të vdekur në vitin e kaluar, 38 janë këmbësorë. Për fajin e tyre në vitin 2010 kanë ndodhur 175 aksidente, në vitin 2011-227 ndërsa në vitin e kaluar 200 aksidente.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, sërish, si partnerë të fushatave tregojnë në rrezik nga sjellja pavetëdije e shoferëve me hedhjen e cigareve nëpër rrugë. Vitin e kaluar janë regjistruar 26 raste të djegieve nga hedhja e cigareve. Përderisa zbulohen personat të cilët e kanë shkaktuar zjarrtin do të përballen me dënim me gjobë prej 3.000 dhe në 5.000 euro dhe dënim me burg prej tre deri në pesë vjet, theksoi zëdhënësi i Drejtorisë, Mite Dimovski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *