Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet një minë anti-tank në Kodrën e Diellit

Gjendet një minë anti-tank në Kodrën e Diellit

27 gusht-Pasi e kanë fotografuar vendin ku është gjetur mina, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, mina është larguar pa problem dhe rreth orës 15:00 në mënyrë të sigurt është bartur për në stacion të policisë.

Një minë anti-tank është gjetur gjatë ditës së djeshme nga policia e staciont policor Kodra e Diellit në vendin e quajtur “Kozarica” në Leshnicë, njoftoi policia e Tetovës.

Mina është gjetur përgjatë rrugës, rreth 2 kilometra larg Kodrës së Diellit dhe pjesa më e madhe e saj ka qenë e mbuluar me dhe.

Vendi menjëherë është siguruar nga policia kufitare, kurse janë njoftuar organet përgjegjëse në policië e Tetovës.

Pasi e kanë fotografuar vendin ku është gjetur mina, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, mina është larguar pa problem dhe rreth orës 15:00 në mënyrë të sigurt është bartur për në stacion të policisë.

Policia theksoi se po punohet për identifikimin e llojit dhe prejardhjes së kësaj mine, kohën kur është vendosur dhe motivet e mundshme për vendosjen e saj.tetova1

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *