Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: Qeveria me përkushtim i ndjek gjendjet në ekonomi, çdoherë e gatshme për të ndihmuar atë

Gjorgjiev: Qeveria me përkushtim i ndjek gjendjet në ekonomi, çdoherë e gatshme për të ndihmuar atë

28 gusht-“Ekziston dialog dhe bashkëpunim i mirë. Kemi dëshmuar se dimë t’u dalim në ndihmë nevojave të ekonomisë. Presim që periudhën e ardhshme, nëse në konsultim të përbashkët zëvendëskryeministrat Peshevski dhe Stavreski të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë vlerësojnë, të shqyrtojmë dhe konretisht të informojmë për disa gjendje të caktuara”, theksoi Gjorgjiev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Qeveria edhe mëtej me përkushtim i ndjek gjendjet në ekonomik, çdoherë është e gatshme t’i ndihmojë asaj, vazhdimisht komunikon me biznesin, dialogu dhe konsultimet për përmirësim të gjendjeve vazhdojnë.

Siç tha sot zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, zëvendëskryeministrat Peshevski dhe Stavreski janë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë, duke përfshirë edhe me përfaqësuesit e industrisë metalurgjike, rregullisht kanë takime dhe këmbejnë mendime.

“Ekziston dialog dhe bashkëpunim i mirë. Kemi dëshmuar se dimë t’u dalim në ndihmë nevojave të ekonomisë. Presim që periudhën e ardhshme, nëse në konsultim të përbashkët zëvendëskryeministrat Peshevski dhe Stavreski të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë vlerësojnë, të shqyrtojmë dhe konretisht të informojmë për disa gjendje të caktuara”, theksoi Gjorgjiev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Duke i vlerësuar si sinjal pozitiv të dhënat e fundit statistikore për rritje të prodhimtarisë industriale, Gjorgjiev theksoi se priten ditë më të mira për ekonominë e Maqedonisë e cila si edhe të gjithë të tjerat në botë pësoi pasoja nga kriza debitore globale dhe evropiane.

“Ekonomia e Maqedonisë varet shumë nga ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së dhe rajonit të cilat gjithashtu janë të lidhura me bashkëpunimin tregtar me BE-në. Me përmirësim të mundësive në kuadër të ekonomisë evropiane dhe me mbështetjen qeveritare që vazhdimisht i jepet ekonomisë, presim ditë më të mira”, tha zëdhënësi qeveritar

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *